Page 99 - Demo
P. 99
A ju ka ndodhur të digjet (prishet) ndonjë pajisje shtëpiake? Cili mendoni se ka qenë shkaku? Diskutoni në klasë mbi shkaqet që ndikojnë në mosfunksionimin e pajisjeve.Energjia elektrike vjen në dy forma:• rrymë alternative (AC); • rrymë e vazhduar ose e drejtpërdrejtë (DC). Të dyja janë thelbësore për të mundësuar funksionimin e qarqeve elektrike, por a e dini ndryshimin midis të dyjave dhe për çfarë zbatohen?Të dyja rrymat, AC dhe DC përshkruajnë llojet e rrjedhës së rrymës në një qark. Në rrymën e vazhduar (DC), ngarkesa elektrike (rryma) rrjedh vetëm në një drejtim. Nga ana tjetër, ngarkesa elektrike në rrymën alternative (AC) ndryshon drejtimin periodikisht.Çfarë është rryma AC?Rryma alternative (AC) është rrymë elektrike që në mënyrë periodike ndryshon drejtimin dhe madhësinë e saj me kalimin e kohës. Rryma alternative është forma në të cilën energjia elektrike shpërndahet nëpër biznese dhe banesa, si dhe është forma e energjisë elektrike që konsumatorët përdorin zakonisht kur futin pajisjet e kuzhinës, televizorët, ventilatorët (pajisjet freskuese) dhe llambat elektrike në një prizë muri. Rrjedha e rrymës AC ndryshon midis vlerave pozitive dhe negative për shkak të lëvizjes së elektroneve, të cilët mund të lëvizin ose në një drejtim pozitiv (lart) ose negativ (poshtë). Kjo njihet si vala sinusoidale AC, gjysmëperioda pozitive e së cilës korrespondon me drejtimin pozitiv të rrymës dhe anasjelltas. Si prodhohet rryma AC?AC mund të prodhohet duke përdorur një pajisje të quajtur alternator. Kjo pajisje është një lloj i veçantë gjeneratori elektrik, i krijuar për të prodhuar rrymë alternative. Një rrotull teli rrotullohet brenda një fushe magnetike, e cila shkakton rrymë përgjatë telit. Rrotullimi i telit mund të shkaktohet në shumë mënyra: nga turbina me erë, nga turbina me avull, nga uji që rrjedh, etj. Valët e rrymës alternative krijohen kur teli lëviz në zona me polaritet të ndryshëm magnetik - për shembull, rryma ndryshon drejtimin kur teli rrotullohet nga njëri prej poleve të fushës magnetike në tjetrin. Për shkak se teli rrotullohet dhe hyn periodikisht në një polaritet të ndryshëm magnetik, voltazhi dhe rryma alternohen në tela. Figura 1 e tregon këtë parim. bën dallimin mes rrymës alternative dhe asaj të vazhduar gjatë realizimit të punës praktike në shkollë.A e keni vënë re se ndriçimi i llambës inkandeshente në shtëpi nuk është i njëjtë? Herë është më i fortë dhe herë bëhet më i zbehtë. Si mendoni, përse ndodh ky fenomen?AKTIVITETrrymë alternative, rrymë e vazhduar.FJALË KYÇE:rrymarryma maksimalenumri i alternimevepozicioni i bobinësunazë metalike karbonçinaFig. 1 Prodhimi i rrymës alternative nëpërmjet alternatoritFig. 2 Grafiku i rrymës alternative (AC)97Nxënësi/ja:Rryma alternative dhe rryma e vazhduar 5.15

