Page 22 - Demo
P. 22


                                    KONTINENTI I AZISË201.11 ,1',$'+(3$.,67$1,1. Sipas të dhënave në hartë, në qoftë se i renditim format relievore nga veriu në jug të Indisë, cila do të ishte alternativa e saktë:1. A, B, C, D; 2. B, C, A, D;3. C, D, A, B; 4. D, C, B, A?2. Udhëheqësi shpirtëror për çlirimin e Indisë nga kolonizimi britanik ishte Mahatma Gandi (1869-1948).• Kërkoni në enciklopedi apo internet informacione mbi jetën dhe veprimtarinë e tij. Përshkruajeni atë.3. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) lindi në Shkup, më 26 gusht 1910. Vdiq në Kalkutë, më 5 shtator 1997.Humanistja dhe bamirësja e madhe shqiptare, Nënë Tereza, një pjesë të madhe të jetës e kaloi në Kalkutë të Indisë, ku edhe zhvilloi veprimtarinë e saj. • Hulumtoni në enciklopedi apo internet rreth figurës së saj dhe tregoni arsyet pse veprimtaria e saj bamirëse u përqendrua në Kalkutë të Indisë. 4. Shënoni (V) nëse pohimi është i vërtetë ose (G) nëse pohimi është i gabuar. a) Për nga numri i popullsisë, India zë vendin e parë në botë. b) Besimi zyrtar në Pakistan është hinduizmi, me rreth 96% të popullsisë. c) Si popuj më të vjetër në Indi konsiderohen vedët, dravët dhe hindusët. d) Gjuha kryesore që flitet në Pakistan është punxhabi. e) Për prodhimin e orizit, grurit dhe çajit, India zë vendin e parë në botë, ndërsa për pambukun të dytin. f) Pakistani ka sipërfaqe të mëdha toke të punueshme, naftë e gaz natyror, pasuri ujore dhe minerale, si hekur, bakër, krom etj. A. Ultësira e GangutB. Rrafshnalta e DekanitC. HimalajetD. Shkretëtira Tar
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26