Page 68 - Demo
P. 68
66 Njohuri për gjuhën5 Në tekstin e mëposhtëm, nënvizoni format joveprore të foljeve dhe shpjegoni si janë ndërtuar. Në pyllin pranë një fshati ishte mbjellë një lis kaq i madh, sa pesë vetë bashkë mezi e pushtonin.Kur e pa sëpata e vogël këtë lis të madh e të gjatë, u habit shumë:– O sa mirë! Me drurin e këtij lisi ndërtuakemi të gjitha shtëpitë e reja të fshatit, – tha ajo e gëzuar dhe u afrua te lisi për të nisur punën.Lisi, i krekosur, ngriti zërin tërë mburrje e zemërim që ta dëgjonin të gjithë:– Ti je e vogël sa një kleçkë e do të matesh me mua?! Shko matu me dëllinjën më mirë, – qeshi e qeshi me të madhe.Qeshi lisi i madh dhe kanë qeshur edhe lisat e tjerë. Sëpata e vogël u ul poshtë pemës, uli kokën dhe filloi të bjerë mbi trungun e trashë të lisit.Tak-tuk sot e tak-tuk nesër. Ditët iknin e lisi i madh krekosej. Sëpata e vogël vazhdonte punën pa bërë fjalë. Pa u lodhur, puno natë e ditë e lisi prapë nuk dorëzohej, qëndronte hijerëndë.6 Plotësoni tabelën e mëposhtme me format joveprore të foljeve në mënyrën dëftore.FoljaForma joveproreMënyra dëftoreE tashme E pakryer E kryer e thjeshtë E ardhmeullexojshqetësoj7 Plotësoni tabelën e mëposhtme me format joveprore të foljeve në mënyrën lidhore. FoljaForma joveproreMënyra lidhore E tashme E pakryer E ardhmeullexojshqetësoj

