Page 71 - Demo
P. 71


                                    Njohuri për gjuhën 69Pasthirrma1 Qarkoni (V), nëse thënia është e vërtetë ose (G), nëse është e gabuar. V GPasthirrma është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shërben për të shprehur ndjenjën a vullnetin e folësit. Pasthirrma shërben edhe për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit. Pasthirrma mund të jetë një tingull ose grup tingujsh, një fjalë apo grup fjalësh. Pasthirrmat shprehin gëzim, admirim, kënaqësi. Pasthirrmat shprehin habi. Pasthirrmat nuk shprehin frikë, dëshpërim, hidhërim. 2 Plotësoni tabelën me pasthirrma sipas llojit.a) Pasthirrma emocionaleShprehin Shembujgëzim, admirim, kënaqësihabifrikë, dëshpërim, hidhërimmosbesim, mospërfillje, përbuzjepakënaqësi, keqardhje, mërzib) Pasthirrma nxitëseShprehin Shembujthirrjenxitje, urdhër, lutjepërshëndetjemirënjohje, mallkim, sharje, ngushëllim3 Shkruani 10 raste pasthirrmash në formën e onomatopeve.4 Shkruani fjali me pasthirrmat e mëposhtme.Oho Urra Të lumtë Ua Bobo 5 Lexoni fragmentin dhe dalloni pasthirrmat e llojin e tyre.– Mirë, mirë. Dil e luaj, por mos u vono!– Ohoho, sa bukur qenka këtu! Të lumtë, mami!– Prit pak, ç’e ke atë xhep të fryrë? – Bobo, ngriva. Aty kisha pakon me fishekzjarrë. – Të lumtë! Urra! 
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75