Page 74 - Demo
P. 74


                                    72 Njohuri për gjuhënFunksionet gramatikore të fjalëve në fjali1 Bëni analizën e gjymtyrëve në fjalinë e mëposhtme.Sot më janë hapur sytë. Sikur të mos kisha ruajtur qetësinë e brendshme shpirtërore, nuk do të kisha shpëtuar kurrë. Ndoshta asaj duhet t’i jem falë që u bëra ky që jam sot, qetësisë që më pushtoi si kaluan ato ditët e para në anije. Por atë qetësi unë ua detyroj në radhë të parë njerëzve të anijes. 2 Në tekstin e mësipërm, dalloni fjalët drejtuese dhe fjalët e varura. Mbani parasysh që një fjalë mund t’i kryejë të dyja rolet. Plotësoni tabelën. Fjalë drejtuese Fjalë e varur3 Qarkoni (V), nëse thënia është e vërtetë ose (G), nëse është e gabuar.V GFjalët luajnë rol drejtues kur u caktojnë fjalëve të tjera formën e shprehjes dhe rolin e tyre në fjali. Mbiemri del gjithnjë si fjalë e varur. Vetëm fjalët që ndodhen pranë njëra-tjetrës hyjnë në lidhje sintaksore. Mes kryefjalës dhe kallëzuesit duhet të ketë përshtatje në vetë dhe në numër. Fjala e varur duhet të qëndrojë gjithnjë pranë fjalës drejtuese. 4 Për çdo thënie të gabuar, sillni nga një shembull që dëshmon të kundërtën. _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________5 Në fjalitë e mëposhtme, dalloni dhe përcaktoni funksionin e foljeve të pashtjelluara. Thoni nëse dalin si fjalë drejtuese apo të varura. Për të mësuar një gjuhë të huaj, duhet shumë vullnet.Vullneti për të mësuar e lehtëson mjaft barrën e të nxënit.Nuk flitet mirë një gjuhë e huaj, pa u mësuar si duhet gramatika e saj.I vogli e përdor gjuhën e nënës pa i njohur rregullat e gramatikës.Njeriu, duke u rritur, i humbet disa aftësi për mësimin e gjuhëve.
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78