Page 75 - Demo
P. 75
Njohuri për gjuhën 73Fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe ato me nënrenditje1 Dalloni fjalitë e përbëra me bashkërenditje nga fjalitë e thjeshta. Argumentoni përgjigjen tuaj.Drita e mëngjesit mezi futej nëpër frëngjitë e ngushta dhe në të çarat e mureve. Aty nga ora shtatë filloi përsëri një lëvizje e paprerë nëpër galeritë, në vendkalimet, në hyrjet dhe në daljet e kështjellës. Gjithmonë e më tepër njerëzit takonin dhe përshëndesnin të njohurit e tyre. Babazoti ishte ulur në shezlongun e tij dhe lexonte një libër. 2 Nënvizoni pjesët e fjalive që bashkërenditen mes tyre. Dalloni lidhëzat përkatëse.Shkova në park dhe lexova librin që më dhurove dje. Do të ishte mirë ta lije makinën në shtëpi dhe të përdorje më tepër mjetet e transportit publik. Shkova për pushime, por nuk e gjeta rehatinë që kërkoja. Do të flas me të dhe do t’i them të kthejë rrugë sa s’është vonë. 3 Plotësoni pjesët e fjalive të dhëna me pjesë të bashkërenditura. (Kujdes pikësimin.)a) ...................................................................................................... ose do të heq dorë.b) ...................................................................................................... apo më bëjnë sytë.c) ...................................................................................................... kurse netëve nuk pipëtinte asgjë.d) ...................................................................................................... por askush nuk foli.e) ...................................................................................................... dhe frynte një fllad i lehtë.4 Dalloni rastet kur lidhëzat lidhin gjymtyrë fjalie ose pjesë fjalish dhe plotësoni tabelën e mëposhtme. Nuk fola as unë, as Bardha. As diell nuk kishte, as shi nuk binte. Do të nisemi të hënën dhe do të kthehemi të premten. Të shtunën dhe të dielën jemi këndej. Kush fitoi, ti apo ajo? Të nisemi apo të rrimë këtu? Erdhëm për të vizituar qytetin dhe për të marrë pjesë në festivalin e këngës. Jo vetëm ne, por as ata nuk ishin nisur. Jo vetëm që nuk erdhën, por as na njoftuan për këtë. Gjymtyrë fjalie Pjesë fjalish5 Shkruani përmbajtjen e shkurtuar të një tregimi, duke përdorur fjali të përbëra me bashkërenditje. Nënvizoni lidhëzat.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

