Page 84 - Demo
P. 84
82 Njohuri për gjuhënFjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: mënyrore, rrjedhimore1 Dalloni nëse fjalia është me pjesë të nënrenditur rrjedhimore apo qëllimore. Shënoni me . Rr QDuhej të ishe naiv që të mos e kuptoje kaq gjë. Mbajti hapin që të dëgjonte më mirë. Mos më ndërprit që të mos ia rifilloj nga e para. Nuk ka bërë ndonjë faj që ta dënojmë. Nuk ke tagër që ta kërkosh këtë. Njeriu duhet t’i njohë të drejtat e veta, që të mund t’i kërkojë ato. 2 Në poezinë e dhënë, dalloni rrethanorët e mënyrës dhe pjesët e varura mënyrore. Plotësoni tabelën. Më falni diçka që më kënaqsi puthja e nanës në ballë,më gëzoni nji herësi gëzohet gjethi i njomë në puhi,më shikoni si hana nëpër rremae kam me u falë gjithçka:mordjen do të puthi ndër buzët e ngrimedhe në zgavrat e synit të sajdo të derdhi lot.Avitu njeri!Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalësi bima prej fare në pranverë. (Martin Camaj)Rrethanorë mënyre Pjesë e varur mënyrore3 Formoni fjali të përbëra me pjesë të varura mënyrore duke përdorur lidhëzat:si/siç; ashtu si/siç; kështu si/siç; sikur; sikurse; sikundër. 4 Formoni fjali të përbëra me pjesë të varura rrjedhimore duke përdorur lidhëzat: sa; sa që; aq sa; që; kështu që; prandaj/ndaj. 5 Gjeni dhe nënvizoni rrethanorët e mënyrës dhe fjalitë e varura mënyrore dhe rrjedhimore, si dhe fjalët apo pjesët e tyre drejtuese. Ata rrëshqitën në heshtje nën dritën verbuese. Gjithsej bëheshin nja dhjetë veta. U ulën me aq kujdes sa nuk kërciti asnjë karrige. I shihja si nuk kisha parë kurrë më parë njeri aq sa nuk më shpëtonte asnjë hollësi e fytyrës së tyre. Nuk ua dëgjoja zërin, ndaj e kisha të vështirë të besoja se ndodheshin aty, pranë meje. Pothuaj të gjitha gratë mbanin përparëse që i shtrëngonin aq shumë, sa u nxirrte më në pah barkun e tyre. Ndërsa burrat ishin pothuaj të gjithë thatanikë dhe mbanin në dorë nga një shkop.

