Page 85 - Demo
P. 85
Njohuri për gjuhën 83Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: kushtore, lejore1 Qarkoni (V), nëse thënia është e vërtetë ose (G), nëse është e gabuar. V GVeprimet apo gjendjet që shprehen në pjesët e fjalive kushtore kushtëzojnë njëri-tjetrin. Koha e foljeve në fjalitë kushtore, përcakton mundësinë e kryerjes së veprimit. Pjesa e varur kushtore qëndron gjithnjë pas pjesës drejtuese. Pjesa e varur lejore nuk ndahet me presje nga pjesa drejtuese. Pjesa e varur lejore ka rend të lirë në fjali. 2 Në cilat fjali është kryer veprimi dhe në cilat jo? Shënoni me .Po të vazhdojë më tej ngrohja globale, jeta e tokësorëve është në rrezik. Po të ricikloheshin të gjitha mbetjet, ambienti do të ishte më i jetueshëm. Gjërat do të shkonin më mirë po t’i njihnin njerëzit të drejtat dhe detyrimet e veta. Pushteti është gjithnjë i rrezikuar nëse thellohet padrejtësia sociale. Nëse ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, kushtetuta s’është veçse një shkresurinë pa vlerë. 3 Ktheni fjalitë e mësipërme në fjali me pjesë të varura lejore dhe analizoni formën dhe kuptimin e ri që përftojnë ato.Shembull: Ndonëse ngrohja globale po vazhdon të rritet, jeta e tokësorëve nuk është në rrezik. Pra, ndryshon gjithë kuptimi i fjalisë, ashtu si dhe forma e saj.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________4 Përcaktoni llojin e fjalive të mëposhtme dhe funksionin e fjalës “kur”.E ke vendosur kur do të nisesh?Kur të nisesh, më njofto.Kur ikën macja, lozin minjtë.Nuk dihet kur ndodhi e gjithë kjo.5 Ndërtoni një tekst argumentues duke përdorur fjali me pjesë të varura kushtore dhe lejore. Vini në përdorim këto lidhëza: në, nëse, në qoftë se, po, po qe se, me kusht që, kur, megjithëse, sado, sido që, kudo, kushdo etj.

