Page 89 - Demo
P. 89


                                    Teksti letrar 87Përdorimi i presjes në fjaliNë tekstin e mëposhtëm nuk janë zbatuar rregullat e pikësimit të fjalive të llojeve të ndryshme. Vendosni presjet në vendin e duhur.Shtatë sorratNjë burrë kishte shtatë fëmijë të gjithë djem dhe asnjë vajzë me gjithë dëshirën e madhe që kishte. Më në fund e shoqja i dha lajmin që po priste një fëmijë e kur doli në dritë ishte vajzë. Ishte e vogël dhe shumë e dobët. Nga frika se mos vdiste prindërit vendosën ta pagëzonin sa më parë.Babai zgjodhi njërin nga djemtë të merrte ujin e bekuar për të bërë pagëzimin. Të gjashtë vëllezërit e tjerë shkuan me të dhe të gjithë donin të ishin të parët për të marrë ujin, por kana ra në pus. Po rrinin të gjithë aty dhe asnjëri nuk dinte çfarë të bënte nuk guxonin të ktheheshin në shtëpi. Kur pa që nuk po ktheheshin babai tha: “Do të kenë humbur mbas ndonjë loje këta djem”. Në pritje pasi fëmija mund të vdiste pa u pagëzuar duke u lutur ulëriu: “U kthefshin të gjithë në sorra!” Sapo mbaroi së thëni këto fjalë u dëgjua zhurmë krahësh që përplaseshin sipër kokës së tij. Ngriti kokën dhe pa që ikën në fluturim shtatë sorra të zeza si qymyri.Prindërit nuk mund ta tërhiqnin mallkimin me gjithë dhimbjen e madhe për humbjen e shtatë djemve. Ata gjetën mbështetje te vajza e vogël që shumë shpejt filloi të përmirësohej dhe çdo ditë bëhej më e bukur.Për shumë kohë vajza nuk e dinte që kishte shtatë vëllezër. Prindërit e shikonin dhe donin t’i thoshin por nuk guxonin. Një ditë dikush i tha vajzës se ishte me të vërtetë e bukur por u bë sebep për shndërrimin e shtatë vëllezërve në sorra.E trishtuar shkoi tek i ati dhe tek e ëma dhe i pyeti nëse ka pasur vëllezër dhe ku ndodheshin ata. Atëherë prindërit nuk mund ta mbanin më sekretin. E shkreta iku e dëshpëruar për humbjen e vëllezërve por nuk ishte faji i saj. Ditë për ditë vajza mendonte për këtë gabim dhe që duhej të bënte diçka për të gjetur vëllezërit e saj.Nuk gjente më qetësi derisa një ditë iku fshehurazi nëpër botë për të kërkuar vëllezërit. Dëshironte t’i lironte në çfarëdolloj mënyre. Mori me vete një unazë të prindërve që ta kishte me vete si kujtim një çikë bukë që të shuante urinë një brokë të vogël me ujë për të shuar etjen dhe një karrige të vogël që të ulej kur të ishte e lodhur. Ec e ec dhe më në fund arriti në fund të botës. Arriti edhe në fund të diellit por ishte shumë nxehtë dhe nuk ishte e mundur të qëndroje. Atëherë iku me vrap dhe qëndroi sipër Hënës por aty ishte shumë ftohtë dhe nuk ishte e mundur të rrinte.
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93