Page 90 - Demo
P. 90
88 Teksti letrarVajza iku edhe që aty e arriti tek yjet që ishin të mirë dhe të dashur. Çdonjëri prej tyre rrinte i ulur në karrigen e tij. Ylli i Mirë u çua dhe i dha një kockëz duke i thënë: “Pa këtë kockëz nuk mund të hapësh derën e maleve prej akulli ku janë mbyllur vëllezërit e tu”. Vajza mori kockëzën e vuri në një shami dhe ndoqi rrugën deri në fund të maleve me akull.Dera ishte e mbyllur e kur vajza kërkoi të merrte kockëzën që kishte mbështjellë me shami nuk e gjeti aty nuk kishte më asgjë. Kishte humbur dhuratën që i kishte dhënë Ylli i Mirë. Çfarë të bënte? Donte të shpëtonte vëllezërit e saj por nuk kishte çelësin e maleve. Atëherë Ylli i Mirë mori thikën preu gishtin e vogël e futi në derë dhe ajo u hap. Sa hyri brenda vajza i doli përpara një xhuxh dhe e pyeti:– Vajza ime çfarë kërkon?– Kërkoj vëllezërit e mi shtatë sorrat – iu përgjigj.Zotëria xhuxh i tha që shtatë sorrat nuk ishin në shtëpi por nëse ajo do t’i priste pak kohë mund të hynte brenda.Pastaj xhuxhi solli ushqimin për shtatë sorrat në shtatë pjata të vogla dhe shtatë tasa me ujë. Nga çdo pjatë motra mori një çikë ushqim për të ngrënë dhe nga çdo tas piu pak ujë. Në tasin e fundit la brenda unazën që kishte me vete. Për një moment u dëgjua në ajër zhurma e përplasjes së krahëve dhe xhuxhi i tha: “Ja u kthyen zotërinjtë sorra”. Arritën sorrat. Kishin uri dhe etje. Çdonjëri prej tyre kërkonte pjatën dhe tasin e tij.Pak më vonë pasi mbaruan së ngrëni njëri prej tyre tha: “Kush ka ngrënë në pjatën time? Kush ka pirë në tasin tim? Ka qenë një gojë njerëzore”.Dhe kur i shtati mbaroi ujin në fund të tasit u shfaq unaza. Ky e pa dhe njohu njërën nga unazat e mamasë dhe të babait. Atëherë tha: “Imzot nëse motra jonë është këtu do të jemi të lirë”. Sapo vajza që rrinte e fshehur mbrapa derës tha dëshirën dhe hyri në dhomën e shtatë sorrave ata morën pamje njerëzore. U përqafuan e u puthën dhe u kthyen në shtëpi.J. V. Grimm

