Page 10 - Demo
P. 10
1.1 VEÇORITË E PËRGJITHSHME GJEOGRAFIKE TË AZISË – KONTINENT I KONTRASTEVE TË SHUMTA kontinenti më i madh Evroazia Bota e Vjetër pozita gjeografike përthyeshmëria bregdetareAzia është kontinenti më i madh në botë, me një sipërfaqe prej mbi 44 milionë kilometrash katrorë (44 579 000 km2). Kontinenti aziatik mbulon pothuajse një të tretën e sipërfaqes tokësore të planetit (29,5 %). Krahasuar me Evropën, Azia është 4,5 herë më e madhe. Emri Azi është i lashtë dhe ka një origjinë që shpjegohet në mënyra të ndryshme. Grekët e përdorën këtë emër për të përcaktuar tokat që ndodheshin në lindje të atdheut të tyre. Besohet se emri mund të rrjedhë nga fjala asiriane ASU, që do të thotë “lindje” ose “vendet në lindje të diellit”. Së bashku me Evropën, ajo formon kontinentin evroaziatik, e cila në literaturën gjeografike quhet “Bota e Vjetër”. Kontinenti i Azisë kufizohet me Evropën në anën perëndimore. Ky kufi kalon përmes maleve Urale dhe lumit Ural, pastaj në liqenin Kaspik, përmes maleve Kaukaz, Detit të Zi, ngushticës së Bosforit, detit Marmara, ngushticës së Dardaneleve deri në detin Mesdhe. Në jugperëndim, Azia ndahet nga kontinenti i Afrikës nga kanali i Suezit, Deti i Kuq, ngushtica Bab-el-Mandeb (e njohur si Porta e Vajtimit) dhe gjiri i Adenit. Në jug kufizohet me Oqeanin Indian. Në juglindje i afrohet shumë Australisë përmes Arkipelagut të Malajit, ku e ndajnë deti Timor dhe Arafur. Në lindje kufizohet me Oqeanin Paqësor. Në verilindje, nga kontinenti i Amerikës e ndan ngushtica e Beringut (84 km). Ndërsa në veri kufizohet me Oqeanin e Ngrirë të Veriut (fig. 1). • përkufizon shtrirjen e kontinentit të Azisë në raport me kontinentet e tjera; • analizon pozitën gjeografike të kontinentit të Azisë; • identifikon në hartë, format kryesore të përthyeshmërisë bregdetare të Azisë.Nxënësi/ja:Fjalë kyçe1 Kontinenti i Azisë në raport me kontinentet e tjera.AziaAfrikaAmerikaVerioreO q e a n i AtlantikO q e a n i PaqësorO q e a n i PaqësorO q e a n i IndianO q e a n i i Ngrirë i VeriutAmerikaJugoreAustraliaEvropa8

