Page 100 - Demo
P. 100


                                    Kontinenti i AfrikësLumi Nil është lumi më i madh në Afrikë. Krijohet nga Nili i Bardhë dhe Nili i Kaltër, të cilët bashkohen në qytetin Kartum, në Sudan. Nili rrjedh nga liqeni Viktoria dhe derdhet në Detin Mesdhe. Ka gjatësi mbi 6500 km. Lugina e Nilit është e gjerë rreth 5 km, me toka të mira pjellore, të krijuara nga materiali vullkanik që sjell lumi nga pjesët e larta të Rrafshnaltës Etiopike dhe asaj Liqenore, shumë e përshtatshme për kultivimin e kulturave bujqësore. Mes luginës së Nilit dhe Detit të Kuq shtrihen Shkretëtira Arabike dhe ajo e Nubisë. Oazat janë zona të vogla me ujëra të cekëta nëntokësore dhe vegjetacion të zhvilluar, në zonat shkretinore, kështu që zakonisht janë të banuara. Në Afrikën Veriore, më saktë në Sahara, ka një numër të madh oazash të vogla, por më karakteristike janë oazat që gjenden në Libi dhe përreth luginës së Nilit. Në Afrikën Veriore, bota e gjallë është e larmishme, pasi përfshin florën dhe faunën tokësore të Mesdheut, të shkretëtirave, të maleve, të deltës së Nilit dhe botën nënujore të Oqeanit Atlantik, detit Mesdhe dhe Detit të Kuq. Llojet kryesore të botës së gjallë që gjenden në këtë rajon, janë: shkurret mesdhetare, palmat, kaktuset, ujku, rokodili, deveja, balena, delfini etj. Popullsia dhe veçoritë shoqëroreNë Afrikën Veriore jetojnë mbi 258 milionë banorë, në një sipërfaqe me mbi 7,7 milionë/km2. Rritja e popullsisë është mjaft e lartë, 19 për mijë (2020). Dominon popullsia e moshës së re dhe ka një numër të lartë të popullsisë analfabete. Dendësia mesatare e popullsisë është rreth 33 banorë/km2. Shpërndarja e popullsisë ndryshon shumë, sidomos mes pjesës së Saharasë dhe luginës së Nilit. Në shkretëtirën e Saharasë, jeta organizohet vetëm në oaza dhe disa lugina lumenjsh që rrjedhin gjatë periudhave të shkurta të reshjeve. Përqendrimi më i madh i popullsisë është përgjatë lumit Nil dhe në deltën e tij.DetyrëAnalizoni në hartën e vendosur në klasë ose në atlas, emrat që u cekën më lart; gjeni dhe tregoni format ŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚtë këtij rajoni gjeografik. 2 Pamje nga lumi Nil3 Pamje nga mali Atlas98
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104