Page 101 - Demo
P. 101
Kontinenti i AfrikësNë shtetet e Afrikës Veriore, feja islame është e përhapur në shkallë të gjerë. Rreth 90% e popullsisë është myslimane, ndërsa pjesa tjetër (rreth 10%) i takon fesë kopte. Kisha ortodokse kopte është më e shtrirë në Egjipt, ku gjendet dhe popullata që njihet si pasardhëse e egjiptianëve të vjetër. Ky rajon flet gjuhën arabe. Popullsia e Afrikës Veriore i takon racës evropeide me dy grupet kryesore: hamitët dhe semitët. Në grupin hamit të popullsisë bëjnë pjesë: berberët, tuaregët, nubianët dhe koptët. Ndërsa në grupin semit bëjnë pjesë arabët. Këta të fundit përbëjnë shumicën e popullsisë së Afrikës Veriore, sidomos në Egjipt, Marok dhe Algjeri. Berberët, si popull autokton, jetojnë kryesisht në viset kodrinore të maleve Atlas dhe në oaza.Afrika Veriore ka një qytetërim të lashtë, me Aleksandrinë në Egjipt dhe Kartagjenën në Tunizi, që dikur ishin porte të mëdha në detin Mesdhe. Zhvillimi ekonomikAfrika Veriore ka pozitë gjeografike shumë të mirë, me dalje në detin Mesdhe dhe është shumë afër me kontinentin e Evropës dhe Azisë. Kjo pjesë e Afrikës ka lidhje shumë të mira me vendet e zhvilluara të Evropës dhe Azisë. Pasuri natyrore shumë e rëndësishme konsiderohet nafta, e cila nxirret kryesisht në Libi, Algjeri dhe Egjipt. Me qymyr janë të pasura kryesisht malet Atlas. Ka edhe minerale hekuri dhe fosfatesh, që gjenden në Algjeri, Tunizi, Marok dhe Egjipt. Nr. ^ŚƚĞƟ Popullsia (2023)Sipërfaqja (në km2)Dendësia (b/km²) <ƌLJĞƋLJƚĞƟ1 ffiŐũŝƉƟ 107 822 319 995 450 108 Kajro2 Sudani 46 796 324 1 765 048 26 Kartumi3 Algjeria 46 097 563 2 381 740 19 Algjeri4 Maroku 38 131 164 446 300 85 ZĂďĂƟ5 Tunizia 12 162 365 155 360 78 Tunizi6 >ŝďŝĂ 7 133 206 1 759 540 4 Tripoli7 Saharaja Perëndimore 639 759 266 000 2 El-AjunGjithsej 258 782 700 7 769 438 33Shtetet e Afrikës Veriore4 Rafineri e naftës në LibiA e dini se...Habub (nga arabishtja: stuhi pluhuri): Erë e fuqishme me karakter stuhie në Sudan. Fryn gjatë verës dhe bart masa të mëdha pluhuri në lartësi deri disa mijëra metra dhe arrin shpejtësi deri në 55 km/orë.99

