Page 102 - Demo
P. 102
Kontinenti i AfrikësSipërfaqet e punueshme shtrihen kryesisht në luginën e Nilit. Rajoni ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Kultivohen pambuku, gruri, orizi, elbi, misri, kallamsheqeri, bimët foragjere etj. Në pjesën bregdetare kultivohen agrumet, ulliri, hardhitë, ndërsa në oaza kultivohet pema e hurmës. Algjeria është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të tapës (dru për mbylljen e shisheve). Blegtoria është kryesisht nomade dhe e pazhvilluar. Rriten delet, dhitë dhe devetë.Bazuar në pasuritë natyrore, degët më të zhvilluara të industrisë janë: industria ushqimore, metalurgjia e zezë dhe me ngjyra, industria tekstile, industria kimike dhe elektroenergjia.Turizmi është një veprimtari ekonomike shumë e rëndësishme për vendet e Afrikës Veriore. Vitet e fundit, turizmi ka shënuar vazhdimisht rritje, sidomos në shtete, si: Maroku, Tunizia dhe Algjeria. Kushtet natyrore, sidomos klima mesdhetare dhe plazhet e bukura, kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Kur këtyre u shtohet edhe trashëgimia e pasur kulturore dhe historike, atëherë këto vende paraqesin një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në të ardhmen. Shteti i Egjiptit dallohet në këtë rajon për trashëgimi të pasur arkitekturore mbi 5000-vjeçare. Egjipti dallohet edhe me luginën dhe deltën e Nilit. Ky lumë paraqet një atraksion të veçantë turistik me kataraktet e veta të njohura, llojet e rralla të kafshëve (siç është kali i Nilit, krokodili i Nilit) etj.A e dini se...Beduinët janë blegtorë nomadë arabë. Ata janë të përqendruar kryesisht në tokat arabe dhe në Afrikën Veriore. Janë në lëvizje dhe shpërngulen vazhdimisht, për të siguruar ushqim për bagëtitë dhe jetesë më të mirë.5 Kultivimi i pambukut në Egjipt100

