Page 104 - Demo
P. 104
2.6Afrika Perëndimore shtrihet mes Gjirit të Guinesë dhe pjesëve jugore të shkretëtirës së Saharasë, prej maleve Kamerun në lindje, deri në Oqeanin Atlantik në perëndim. Ka pozitë të mirë gjeografike dhe pjesa më e madhe e shteteve të këtij rajoni kanë dalje në oqean. Kjo pozitë e mirë gjeografike çoi që herët në kolonizimin e këtij rajoni nga evropianët, duke e kthyer atë në vatër të tregtisë së skllevërve. Afrika Perëndimore ishte e ndarë në zona interesi gjatë kolonizimit evropian. Interes të veçantë paraqitnin pasuritë e mëdha natyrore, si: ari, fildishi, pemët tropikale etj. Shtetet e Afrikës Perëndimore u emërtuan sipas emrave të lumenjve apo të krahinave, si: Senegali, Gambia, Nigeri, Nigeria, Bregu i Fildishtë etj. Shteti i parë që fitoi pavarësinë në Afrikën Perëndimore ishte Liberia, në vitin 1822. Relievi në Afrikën Perëndimore është kryesisht i ulët, me pak territore rrafshnalta dhe male. Pjesa bregdetare ka reliev kryesisht ultësinor, me lartësi deri 200 m dhe, duke shkuar më në brendësi të rajonit, relievi ngrihet pak në rrafshnalta dhe male të vetmuara. Në pjesën perëndimore të rajonit dallojmë malet e Guinesë dhe Futa-Xhalonit, ndërsa në lindje, ato të Kamerunit. Malet e Kamerunit janë male vullkanike në pjesët bregdetare të Gjirit të Guinesë. Maja më e lartë është 4070 m.Hidrografia e Afrikës Perëndimore është mjaft e pasur me lumenj, të cilët kanë potencial të madh uji. Lumenjtë më të njohur janë: Nigeri, Volta, Senegali, Gambia etj.Lumi Niger buron nga malet e Liberisë, rrjedh nëpër Guine, Mali, Niger dhe Nigeri dhe derdhet në Gjirin e Guinesë. Ka një gjatësi prej 4160 km. Pas Nilit dhe Kongos, Nigeri është lumi i tretë më i madh në Afrikë. Në lumin Volta është ndërtuar hidrocentrali me rezervuarin (liqenin artificial) Volta, nga më të mëdhenjtë në botë. Gjiri i Guinesë është gjiri më i madh në Oqeanin Atlantik, në bregun perëndimor të Afrikës. Vija bregdetare nuk është e thyer dhe nuk është shumë e përshtatshme për ndaljen e anijeve.AFRIKA PERËNDIMORE – VEÇORITË NATYRORE DHE SHOQËRORO–EKONOMIKENxënësi/ja:• përcakton pozitën gjeografike të Afrikës Perëndimore dhe rolin e saj në zhvillimet historike;• krahason veçoritë fiziko-gjeografike të pjesës bregdetare me ato të pjesës së brendshme të Afrikën Perëndimore;• veçon karakteristikat e popullsisë së Afrikës Perëndimore;• analizon raportin e burimeve natyrore me zhvillimin ekonomik të shteteve të Afrikës Perëndimore. Gjiri i Guinesë Kepi i Gjelbër Nigeri nomadët bantuidët kakaoFjalë kyçeNIGERINIGERIABURKINAFASOBREGU IFILDISHTË SIERRALEONEGUINEJA GUINEJA-BISAUGAMBIASENEGALIMAURITANIAMALILIBERIA1 Harta e Afrikës Perëndimore2 Harta e Afrikës Perëndimore102

