Page 105 - Demo
P. 105
Kontinenti i AfrikësNë Gjirin e Guinesë janë ndërtuar shumë porte detare, ku më kryesore janë: Lagosi në Nigeri, Lome në Togo, Akra në Gana, Duala në Kamerun etj. Gjiri i Guinesë dallohet për laguna dhe deltat e shumta.Klima në Afrikën Perëndimore është ekuatoriale dhe tropikale, me sasi të mëdha reshjesh. Në bregdet reshjet janë të shumta, mbi 1800 mm, por ato pakësohen duke u futur në brendi të rajonit, ku bien afro 700-800 mm në vit, ndërsa në viset shkretinore të Saharasë, reshjet zbresin nën 100 mm. Pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të maleve Kamerun dallohen për reshjet më të mëdha në Afrikë, që arrijnë mbi 10 000 mm në vit. Në Gjirin e Guinesë, sasia e reshjeve arrin 10-12 mijë mm në vit. Brezat klimatikë dhe ata të vegjetacionit shtrihen nga bregdeti në brendësi, ku dallojmë: pyjet e pashkelura në bregdet, me vegjetacion të bujshëm, të cilat duke u futur në brendësi zëvendësohen nga savanat. Si rezultat i pakësimit të reshjeve në brendësi të rajonit, vegjetacioni ndryshon në stepa, gjysmëshkretëtira (Sahel) dhe në vegjetacionin shkretinor saharian.3 Reshjet dhe temperaturat në Afrikën Perëndimore4 Harta e rajoneve bioklimatike të Afrikës PerëndimoreSaharajaSaheliSudanezeGuinezeReshjet mesatare vjetore (në mm)Numri i muajve me reshje > 50 mmGuineo-kongolezeGuineo-kongoleze103

