Page 107 - Demo
P. 107
Kontinenti i AfrikësPopullsia – Në Afrikën Perëndimore jetojnë mbi 431 milionë banorë dhe është rajoni i dytë më i madh në Afrikë, pas asaj Lindore. Vitet e fundit ka pasur një rritje të lartë të popullsisë me rreth 10 milionë banorë në vit (2020). Shtimi natyror është rreth 27 për mijë, për shkak të natalitetit (lindshmërisë) shumë të lartë. Nga ana tjetër, edhe shkalla e mortalitetit (vdekshmërisë) mbetet ende e lartë. Si rezultat, kemi dominim të moshave të reja të popullsisë dhe mosha deri 15 vjeç përbën rreth gjysmën e popullsisë, ndërsa mosha mesatare është 18,2 vjeç. Dendësia e popullsisë ndryshon shumë, ku dallohet pjesa rreth gjirit të Guinesë dhe luginave të lumenjve që janë më të banuara, ndërsa pjesët periferike janë pak të banuara. A e dini se...Në gjirin e Guinesë ndodhet fillimi i koordinatave të rrjetit të koordinatave gjeografike. Aty priten ekuatori dhe meridiani i Grinuiçit.Në këtë rajon ka shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik e social. Popullsia përballet me kushte të vështira jetese, ushqim të pakët, nivel të ulët shëndetësor dhe higjienik. Është e përhapur sëmundja e gjumit, e shkaktuar nga miza cece, që sulmon njerëzit dhe kafshët. Janë bërë përpjekje të vazhdueshme nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare për t’i ardhur në ndihmë këtij rajoni, por konfliktet e shumta të armatosura dhe kolonizimi i gjatë, janë pengesa kryesore.Afrika Perëndimore ka një përzierje të madhe të popujve e fiseve, ku secili fis apo grup etnik ka gjuhën dhe zakonet e veta. Shumica e popullsisë i takon racës negroide. Grupet më të njohura që jetojnë në këtë rajon janë: havsa, fulan, maninka, mandinka, tukuler etj. Ndikimet e kulturave arabe dhe berbere janë të theksuara në kulturën dhe jetën e tyre. Rreth 70% e popullsisë i takon besimit islam, ndërsa pjesa tjetër janë të besimit të krishterë, protestantë dhe animistë. 10 Dendësia e popullsisë në Afrikën Perëndimore11 Piramida e popullsisë së Afrikës Perëndimore100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%8.2% 8.0%7.1%6.2%5.3%4.4%3.7%3.1%2.8%2.3%1.8%1.4%1.2%0.9%0.7%0.4%0.3%0.1%0.0%0.0%0.0%0.0%7.3%6.4%5.4%4.5%3.8%3.2%2.8%2.3%1.8%1.4%1.1%0.8%0.6%0.4%0.2%0.1%0.0%0.0%0.0%0.0%MESHKUJ FEMRABanorë për km2EkuatorMeridiani i GrinuiçitEkuatorMeridiani i Grinuiçit Meridiani i GrinuiçitEkuator105

