Page 11 - Demo
P. 11
Kontinenti i AzisëKontinenti i Azisë ka këtë shtrirje hapësinore: shtrihet në drejtimin perëndimlindje për 8200 km, në mes të Kepit Baba në Azinë e Vogël, që gjendet në gjatësinë gjeografike lindore +26º dhe Kepit të Dezhnjevit në Ngushticën e Beringut në gjatësinë gjeografike perëndimore -169º (figura 2). Kjo hapësirë kaq e madhe ka bërë që Azia të këtë ndryshime të mëdha të zonave kohore; nëse në Stamboll është ora 12:00 (ditë), në kepin e Dezhnjevit është natë, përkatësisht ora 22:00. Kurse shtrirja veri-jug është 8500 km, nga Kepi Çeljuskin në Gadishullin Tajmir në gjerësinë gjeografike veriore 77º, që është edhe pika më ekstreme veriore në Azi, ndërsa ajo jugore është në Kepin Tanjung Piai në Gadishullin e Malajit në gjerësinë gjeografike veriore 1º. Mali EverestGropa e Marianeve2 Gjatësia perëndim-lindje dhe gjerësia veri-jugGropa e Marianeve11,035 metra nën nivelin e detitMali Everest8848 metra mbi nivelin e detitThellësia në metra3 Mali Everest dhe Gropa e Marianeve, diferenca vertikale mes këtyre dy pikave ekstreme9

