Page 110 - Demo
P. 110


                                    2.7Afrika Qendroro-Ekuatoriale shtrihet në veri deri në shkretëtirën e Saharasë, në lindje deri në Rrafshnaltën Liqenore, në jug deri në Rrafshnaltën e Angolës, ndërsa në perëndim ka dalje në Oqeanin Atlantik. Zë një sipërfaqe prej 6,4 milionë km2. Ka formën e një pjate, ku pjesa qendrore është e ulët 300-500 m, ndërsa pjesa periferike shkon deri ne 1000 m lartësi. Pjesa më e ulët është përreth basenit të lumit Kongo. Pjesa më e lartë është në malet Kamerun në veri, rrafshnaltën liqenore në lindje dhe rrafshnaltës së Angolës në jug. Klima, faktori gjerësi dhe relievi kanë ndikuar që ky rajon të ketë klimë të nxehtë dhe të lagësht. Dominon klima ekuatoriale, ndërsa duke u larguar nga ekuatori, më në veri e jug, merr tiparet e klimës tropikale. Klima ekuatoriale karakterizohet nga temperatura të larta gjate gjithë vitit (25-27ºC) dhe me reshje të shumta (2000-3000 mm në vit). Në pjesët periferike, si rezultat i gjerësisë më të madhe gjeografike dhe relievit më të lartë, klima ndryshon me amplituda të mëdha temperaturash dhe me pakësim reshjesh. Temperaturat luhaten midis vlerave 20-28ºC, ndërsa reshjet 1500-2000 mm. Dallojmë dy sezone të reshjeve. AFRIKA QENDRORO-EKUATORIALE – VEÇORITË NATYRORE DHE SHOQËRORO-EKONOMIKENxënësi/ja:• përkufizon pozitën gjeografike të Afrikës Qendroro-Ekuatoriale dhe gjen në hartë shtetet e saj;• lidh ndikimin e relievit dhe klimës në përhapjen e botës bimore dhe shtazore në Afrikën Qendrore;• vlerëson potencialin hidroenergjetik të pellgut të Kongos;• dallon grupet etnike, fetare dhe kulturore të popullsisë së Afrikës Qendroro-Ekuatoriale;• diskuton lidhjen mes burimeve natyrore dhe zhvillimit ekonomik të shteteve të Afrikës Qendroro-Ekuatoriale. Afrika e Ulët pellgu i Kongos pyjet e pashkelura bantuidët ari dhe uraniumiFjalë kyçeANGOLAREPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOSGABONIÇADI1 Pozita gjeografike e Afrikës Qendroro-Ekuatoriale2 Lumi KongoDetyrëGjeni në hartëne murit ose në atlas ato që u cekën më lart.108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114