Page 111 - Demo
P. 111


                                    Kontinenti i AfrikësHidrografiaAfrika Qendroro-Ekuatoriale është mjaft e pasur me ujëra. Rrjetin kryesor hidrografik e përbën pellgu i lumit Kongo. Kongoja është 4320 km. Është lumi i dytë më i gjatë në Afrikë, pas Nilit, si dhe lumi i dytë më i madh në botë për nga vëllimi i shkarkimit, pas lumit Amazonë. Rrjedha e tij kalon dy herë nëpër ekuator. Ka një numër të madh degësh, të cilat kanë shumë ujë dhe janë të lundrueshme në afro 14 000 km. Disponojnë fuqi të madhe energjetike. Pjesa qendrore e lumit Kongo ka pjerrtësi të madhe, e shkaktuar nga zonat e shkallëzuara ku kalon lumi. Për këtë shkak, Kongoja dhe degët e saj, në disa vende kanë rrjedha të shpejta dhe ujëvara. Kongoja furnizohet nga sasi të mëdha reshjesh, për shkak se lumi kalon nëpër brezin ekuatorial. Rreth tij gjenden pyje të dendura tropikale – pyje të pashkelura, si dhe vegjetacioni barishtor – savanat. Bota bimore dhe shtazore është mjaft e pasur, si rezultat i kushteve klimatike mjaft të favorshme. Rreth ekuatorit shtrihen pyjet e pashkelura me shumëllojshmëri të madhe bimësh. Karakteristikë e këtyre pyjeve është bimësia me kate: në pjesën e poshtme rriten barishtet, mbi to shkurret, ndërsa në katin e tretë drurët e lartë deri në 100 m. Frytet e këtyre drurëve janë të mëdha dhe të lëngshme, si rezultat i lagështisë së mjaftueshme. Po ashtu, fauna është mjaft e pasur, me lloje të ndryshme majmunësh, si: gorilla, orangutangu, shimpanzeja, me zvarranikë si gjarpërinjtë, krokodilët etj., dhe me lloje të shumta shpezësh, ku ndër më të veçantët, janë papagajtë.Në zonën periferike të këtij rajoni, si rezultat i ndryshimit të kushteve klimatike, savanat zëvendësojnë pyjet ekuatoriale. Në savana gjenden drurë të vetmuar – akacia, baobabi dhe eukalipti. Baobabi arrin lartësi prej rreth 20 m, ndërsa trashësia e trungut mund të shkojë deri në 9 m. Në to jetojnë kafshë të llojllojshme barngrënëse, si: gjirafa, zebra, antilopa, elefanti, bualli, rinoceronti etj., dhe kafshë mishngrënëse, si: luani, leopardi, gepardi, hiena etj.3 Pyjet e pashkelura4 Gjarpëri5 Papagalli109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115