Page 114 - Demo
P. 114


                                    2.8Afrika Lindore shtrihet në pjesën më të lartë të kontinentit afrikan dhe zë një sipërfaqe mbi 6,6 milionë km2. Ka dalje të gjerë në Oqeanin Indian në lindje, në Detin e Kuq dhe gjirin e Adenit në veri, në perëndim kufizohet me basenin e Kongos dhe në jug me Afrikën Jugore. Relievi i Afrikës Lindore karakterizohet nga dy rrafshnalta, ajo etiopo-somaleze dhe ajo liqenore. Këto dy rrafshnalta ndahen me një çarje tektonike. Rrafshnalta etiopo-somaleze karakterizohet nga lartësia e madhe në pjesën veriore dhe qendrore dhe, duke shkuar drejt bregdetit të Somalisë, zbret në ultësirën bregdetare. Pika më e lartë në këtë rrafshnaltë është Ras Dasheni, 4620 m. Në këtë rrafshnaltë, liqeni më i njohur është Tana, nga i cili buron Nili i Bardhë. Rrafshnalta Liqenore është më e copëtuar nga çarjet tektonike, ku janë krijuar një numër i madh i kupave vullkanike. Ato përfaqësojnë pikat më të larta të kësaj rrafshnalte: Kilimanxharoja, Kenia, Elgoni, Ruvenzori, Meruja etj. Si rezultat i çarjeve tektonike, në këtë rrafshnaltë janë krijuar liqene të shumta tektonike: Viktoria (më i madhi në Afrikë), Alberti, Rudolfi, Tanganika (më i thelli), Malavi (Niasa) etj. Pjesa bregdetare e Oqeanit Indian përbën ultësirën nga Gadishulli i Somalisë deri në brigjet e Mozambikut. AFRIKA LINDORE - VEÇORITË NATYRORE DHE SHOQËRORO-EKONOMIKENxënësi/ja:• analizon pozitën gjeografike lindore të regjionit të Afrikës Lindore;• vlerëson kushtet klimatike dhe të botës së gjallë në raport me relievin dhe gjerësinë gjeografike;• identifikon lumenjtë dhe liqenet kryesor të Afrikës Lindore;• shpreh rolin e botës shtazore të Afrikës Lindore në zhvillimin e turizmit (Safari);• shpjegon ndikimin e kushteve natyrore në shtrirjen dhe jetën e popullsisë së Afrikës Lindore;• përcakton nivelin social, arsimor, kulturor dhe ekonomik të popullsisë së Afrikës Lindore.KENIAUGANDARUANDABURUNDITANZANIAZAMBIAZIMBABVEKOMOREETIOPIA SUDANIJUGOR1 Pozita gjeografike e Afrikës Qendroro-Ekuatoriale Afrika e Lartë Kilimanxharo savana Nili i Kaltër dhe i BardhëFjalë kyçeDetyrëGjeni në hartën e murit ose atlas ato që u cekën më lart.A e dini se...Kilimanxharoja është mal vullkanik në Tanzani. Është maja më e lartë në Afrikë (5895 m), gjithnjë me borë dhe me akull. Ka më tepër zona me vegjetacion malor. Deri në 1000 m lartësi shtrihen drurët. Në lartësinë 1000-2000 m ka savana, në shtrirjen 2000-4000 m ka përsëri pyje dhe mbi të, livadhe malore dhe kullosa. Kufiri i borës dhe akullit është mbi 5000 m. 2 Mali Kilimanxharo, Tanzani112
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118