Page 115 - Demo
P. 115
Kontinenti i AfrikësRrafshnalta e Etiopisë është një rajon shumë i madh malor dhe arrihet shumë vështirë. Në të gjendet liqeni tektonik Tana. Prej tij buron Nili i Katërt, i gjatë 1600 km, që ka sasi të mëdha uji. Maja më e lartë është Ras Dasheni, 4623 m. Nga lartësitë e maleve të Etiopisë, falë reshjeve të shumta (rreth 1500 mm në vit), burojnë një numër i madh lumenjsh. Dy faktorët klimatikë kryesorë që ndikojnë në karakteristikat e klimës së Afrikës Lindore janë: gjerësia gjeografike dhe lartësia mbidetare. Dy rrafshnaltat e Afrikës Lindore kanë dallime në tipare klimatike, rrafshnalta liqenore shtrihet në të dyja anët e ekuatorit, ndërsa rrafshnalta etiopo-somaleze ka gjerësi më të madhe gjeografike. Në pjesët e ulëta, rrafshnalta liqenore ka klimë tipike ekuatoriale, me temperatura të larta (rreth 26°C) dhe reshje të shumta (deri 2000 mm në pjesët e ulëta). Me rritjen e lartësisë, temperaturat dhe sasia e reshjeve fillojnë të bien. Si rezultat i ndryshimit të klimës, ndryshon edhe vegjetacioni. Bimësia është e ndarë në kate. Peizazhi kryesor natyror përbëhet nga pyje ekuatoriale dhe tropikale, savana dhe kullota stepore. Në rrafshnaltën etiopo-somaleze, sipas lartësisë, njihen tri zona klimatike dhe vegjetative. Zona Kola, me lartësi rreth 1700 m, është relativisht e nxehtë, pak e populluar dhe e mbuluar me vegjetacion tropikal. Zona Voina-Dega, me klimë subtropikale, shtrihet në 1700-2500 m lartësi mbidetare dhe ka dendësi më të madhe të popullsisë, si dhe toka të punueshme ku kultivohet kafeja, pambuku, susami, meli. Zona Dega është zona e lartë dhe shtrihet mbi 2500 m lartësi. Kjo zonë dallohet për klimën mesatare dhe më të ftohtë. Në të mbizotërojnë livadhet, kullosat dhe kulturat e drithit, të cilat shtrihen deri në lartësinë 3900 m, dhe ku zhvillohet mirë edhe blegtoria. Ky rajon karakterizohet nga një llojllojshmëri e botës bimore dhe shtazore. Dallohen lloje të ndryshme të botës shtazore, bimëngrënës, mishngrënës dhe numër shumë i madh shpezësh që ruhen në parqe kombëtare ndër më të njohurat në botë. Aty gjenden kafshë të egra tropikale, si: luani, tigri, elefanti, gjirafa, zebra, krokodili, leopardi, gepardi, gorilla, antilopa, kali i Nilit etj., si dhe shpezë të shumta ekzotike dhe shtegtare. Afrika Lindore është e zhvilluar dhe e pasur me rrjet lumor. Nga dy rrafshnaltat e Afrikës Lindore burojnë lumenjtë më të mëdhenj të kontinentit si Nili i Bardhë, Nili i Kaltër, Kongoja. Në pjesën e Gadishullit të Somalisë rrjedhin dy lumenj, Xhuba dhe Shabela. Këta dy lumenj bashkohen mes veti dhe derdhen në Oqeanin Indian. Në këtë rajon gjenden gati të gjitha liqenet e Afrikës. DetyrëGjeni në hartën e murit ose atlas lumenjtë dhe liqenet në këtë rajon.3 Pamje nga Rrafshnalta e Etiopisë4 Dy gjirafa në savanë. Kenia. Tanzania. Afrika Lindore113

