Page 116 - Demo
P. 116
Kontinenti i AfrikësPopullsia dhe veçoritë shoqëroreNë Afrikën Lindore jetojnë mbi 478 milion banorë dhe është rajoni me numrin më të madh të popullsisë dhe shteteve në Afrikë. Dendësia mesatare e popullsisë është 71 banorë/km2. Zonat më të populluara janë pjesët bregdetare, rrafshnalta etiopo-somaleze, rrafshnalta liqenore dhe ishulli i Madagaskarit. Dendësia më e madhe e popullsisë në këto dy rrafshnalta shtrihet në lartësinë prej 1700 deri 2500 m, si rezultat i kushteve klimatike më të favorshme, mundësisë së kultivimit të kulturave bujqësore, si dhe rritjes së blegtorisë (që nuk preket në këto lartësi nga miza cece dhe ka në dispozicion sipërfaqe të mëdha me kullosa). Ka shkallë të ulët zhvillimi ekonomik e shoqëror, me probleme të shumta, si: mungesa e kujdesit shëndetësor, varfëria, uria, sëmundjet dhe konfliktet e armatosura. Niveli i shkollimit është shumë i ulët. Mbi 80% e popullsisë është vetëm me arsim fillor, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdojnë më pak se 30% e nxënësve. Shkalla e shtimit natyror është shumë e lartë, 27 për mijë. Në vitin 2020, rajoni shënoi një rritje me mbi 11 milionë banorë. Ka një popullsi të re dhe mosha mesatare është 18,7 vjeç. Popullsia jeton kryesisht në fshatra, ndërsa në qytete jeton vetëm 29,8%. Ndër qytetet më të mëdha të këtij rajoni janë: Adis Abeba, Najrobi, Mogadishu, Dar-es-Salam etj.5 Zebra, në sfond elefantët dhe mali Kilimanxharo 8 Kali i Nilit6 Gepardi7 Leopardi9 Piramida e popullsisë së Afrikës Lindore (2019)10 Qyteti Dar Es Salam 100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%7.9% 7.7%7.0%6.4%5.5%4.7%4.0%3.4%2.8%2.2%1.8%1.4%1.1%0.9%0.6%0.4%0.3%0.1%7.1%6.5%5.6%4.6%3.9%3.2%2.7%2.2%1.7%1.3%1.0%0.7%0.5%0.4%0.2%0.1%0.1%0.0%0.0%0.0%0.0%0.0%0.0%0.0%MESHKUJ FEMRA114

