Page 117 - Demo
P. 117
Kontinenti i AfrikësNr. ^ŚƚĞƟ Popullsia (2023) Sipërfaqja (km2) Dendësia(b/km²) <ƌLJĞƋLJƚĞƟ1 ffiƟŽƉŝĂ 123 257 678 1 000 000 123 Adis Abeba2 Tanzania 64 741 657 885 800 73 Dodoma3 Kenia 57 194 935 569 140 100 EĂũƌŽďŝ4 hŐĂŶĚĂ 50 029 912 199 810 250 Kampala5 Mozambiku 33 829 211 786 380 43 Maputo6 Madagaskari 29 769 871 581 795 51 Antananarivo7 Malavi 20 574 034 94 280 218 >ŝůŽŶŐǀĞ8 Zambia 19 897 189 743 390 26 >ƵƐĂŬĂ9 Somalia 17 196 066 627 340 27 Mogadishu10 Zimbabveja 15 475 694 386 850 40 Harare11 Ruanda 13 887 422 24 670 562 Kigali12 Burundi 12 936 893 25 680 503 Gitega13 Sudani Jugor 11 562 574 610 952 18 Xhuba14 Eritreja 3 685 160 101 000 36 Asmara15 Morisi 1 277 542 2 030 629 WŽƌƚ>ƵŝƐ16 yŚŝďƵƟ 1 028 690 23 180 44 yŚŝďƵƟ17 Reunion 913 050 2 500 365 Sen Denis18 Komoret 923 039 1 861 495 Moroni19 Majote 291 953 375 778 Mamuxu20 Sejshellët 100 033 460 217 ViktoriaGjithsej 478 572 603 6 667 493 71Feja më e përhapur në Afrikën Lindore është feja e krishterë me rreth 60%, ndërsa fe të tjera janë islami, besimet tradicionale etj. Ky rajon është mjaft i larmishëm sa u përket racave, popujve dhe gjuhëve. Në pjesën veriore jetojnë bantuidët, me këto grupe kryesore etnike: nijange, zulu, bembe, tonge etj. Në pjesën jugore të këtij rajoni jetojnë bushmanët, popullsi autoktone. Në viset lindore jetojnë khoikët, grup tjetër popullsie autoktone. Në rajon ka edhe popullsi të bardhë, e vendosur së pari aty gjatë kohës së kolonizimit. EkonomiaBujqësia është veprimtaria më e rëndësishme ekonomike e këtij rajoni dhe pjesa më e madhe e popullsisë janë të angazhuar në të. Bujqësia ekstensive dhe mjaft e prapambetur, shfrytëzohet për prodhime bujqësore që nuk plotësojnë as nevojat e popullsisë vendase. Kultivohen kryesisht bananet, kikirikët, meli, patatja e ëmbël, misri etj. Nga ana tjetër, në këtë rajon është zhvilluar bujqësia më moderne që bazohet në plantacione. Në plantacione kultivohen kulturat për eksport, si: kafe, çaj, pambuk, banane, kërp, kallamsheqer, oriz dhe duhan. Kafeja e ka origjinën nga Etiopia (krahina Kafa, ku rritet druri i egër i kafesë, nga e ka marrë edhe emrin) dhe është lloji më i mirë. Mbi gjysma e prodhimit botëror të kërpit (lëndë për prodhimin e litarit) prodhohet në Tanzani. Rreth 80% e bimës së karafilit në botë prodhohet në ishujt e Zanzibarit dhe Pembës. Zanzibari e ka marrë emrin nga gjuha arabe dhe do të 11 Bujqësia ekstensive në Afrikën Qendrore thotë “ishulli i skllevërve”, pasi ka qenë vatër e tregtisë së skllevërve.115

