Page 119 - Demo
P. 119


                                    2.9DetyrëPërkufizoni në hartën e murit ose në atlas, shtetin e Tanzanisë.• Lloji i qeverisjes: Republikë presidenciale• Kryeqyteti: Dodoma• Monedha: Shilinga tanzaniane (TZS)• Popullsia (2023): 64,7 milionë• Dendësia: 73 banorë/km²• Sipërfaqja e përgjithshme: 886 mijë km2• Pika më e ulët: Oqeani Indian 0 m• Pika më e lartë: Kilimanxharo (pika më e lartë në Afrikë) 5895 mTANZANIA Kilimanxharo Tanganika dhe Viktoria kafeja dhe çaji ari dhe diamantetNxënësi/ja:• përshkruan pozitën gjeografike të shtetit të Tanzanisë;• shpjegon veçoritë natyrore të Tanzanisë;• analizon karakteristikat demografike dhe ekonomike të Tanzanisë.Fjalë kyçeTanzania zë një sipërfaqe prej 885 800 km2. Kufiri natyror në veri arrin deri në Liqenin Viktoria, në verilindje në malin Kilimanxharo, në lindje në Oqeanin Indian, në jug arrin deri në lumin Ruvuma dhe liqenin Malavi (Niasa), kurse në perëndim në liqenin Tanganika. Kufizohet me Kenian, Ugandën, Ruandën, Burundin, Republikën Demokratike të Kongos, Zambian, Malavinë, Mozambikun dhe ka dalje në Oqeanin Indian.Pjesa më e madhe e territorit është rrafshnaltë dhe malore, kurse pjesa më e vogël, pranë Oqeanit Indian, është ultësirë. Në lindje gjendet çarja e madhe tektonike afrikane dhe, për këtë shkak, në vend ka disa vullkane aktive. I tillë është Kilimanxharoja, me lartësi 5895 m, maja më e lartë në Afrikë.Tanzania përbëhet nga dy njësi gjeografike: Tanganika dhe arkipelagu i Zanzibarit. Këto dy njësi hapësinore, nga pikëpamja natyrore, krijojnë Tanzaninë e lartë dhe Tanzaninë e ulët. Në Tanzaninë e lartë, temperaturat mesatare në muajt ekstremë shkojnë në 17-23ºC. Në përgjithësi, në këtë pjesë të Tanzanisë shtrihen zonat savanore dhe stepore. Në pjesën lindore të rrafshnaltës bien rreth 500-700 mm reshje, kurse në atë perëndimore rreth 750-1000 mm. Sezoni i thatë është rreth 4 muaj (qershor-tetor), prandaj bimësia barishtore thahet.Në Tanzaninë e ulët, temperaturat mesatare janë 23-27ºC, reshjet arrijnë në 1500-2000 mm. Bimësia është kryesisht e llojit tropikal; rriten mangot, palmat e kokosit, bima e karafilit dhe pyjet e drurëve halorë. ArushaMusomaMuanzaBukobaTaboraSumbaungaMbejaSongeaMitvaraLindiKilva MasokoPanganiDar-es-SalamTangaPembaZanzibarIshulli Mafia IringaKigomaOqeani IndianLiqeniViktoriaLiqeniTanganikaLiqeniMalauiTANZANIAKENIAUGANDARDKZAMBIAMOZAMBIK117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123