Page 12 - Demo
P. 12


                                    Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyraNë Azi, krahas maleve të larta – mali Everest me lartësinë më të madhe në botë (8848 m) – gjendet edhe humnera më e thellë oqeanike, Gropa e Marianeve me rreth 11 000 m thellësi. Diferenca vertikale në mes të këtyre dy pikave ekstreme është afro 20 km (figura 3). Kontinenti i Azisë është kontinent i viseve të ftohta, por edhe i atyre tropikale, pyjeve të pashkelura dhe shkretëtirave, masave të vjetra kontinentale dhe atyre më të reja, zonave të qëndrueshme dhe atyre sizmike, si dhe me aktivitete vullkanike. Azia ka si pikat më të larta, ashtu edhe ato më të ulëtat në sipërfaqen e Tokës, ka vijën bregdetare më të gjatë se çdo kontinent tjetër, në përgjithësi u nënshtrohet ekstremeve më të gjera klimatike në botë dhe, për rrjedhojë, prodhon format më të ndryshme të bimësisë dhe jetës së kafshëve në planet. Me ngushticën e Beringut, Azia i afrohet Amerikës Veriore, me Arkipelagun e Malajit kontinentit të Australisë, me kanalin Suez kontinentit të Afrikës, me Bosforin dhe Dardanelet kontinentit të Evropës. Kjo ka bërë që Azia të ketë pozitë të mirë gjeografike, duke mundësuar lidhje të mira komunikuese, ekonomike, kulturore e politike me botën. E veçanta e kontinentit të Azisë përcaktohet jo vetëm nga pozita e saj, por edhe nga shumë elemente të kompleksit gjeografik. Azia ka dalje në tri oqeane: Oqeanin e Ngrirë të Veriut, Oqeanin Paqësor dhe Oqeanin Indian. Madje, përmes detit Mesdhe, ajo lidhet edhe me Oqeanin Atlantik. Bregdeti i Azisë është i pasur me shumë gadishuj, gjire, ngushtica e ishuj. Gadishujt më të mëdha janë: gadishulli i Indokinës, i Indisë, ai Arabik dhe i Azisë së Vogël. Gjiret më të mëdha janë: gjiri i Persisë, i Bengalit, i Siamit (Tajlandës) dhe i Tonkinit. Ngushticat më të mëdha janë: Beringu, Bosfori, Dardanelet, Bab-el-Mandeb, Malaji, Sunda etj. Ishujt më të mëdhenj janë: Sumatra, Borneoja, Celebesi, Java, Filipinet, Tajvani, Sri-Lanka, ishujt e Japonisë, Qiproja etj.1 WƐĞŬŽŶƟŶĞŶƟŝnjŝƐģƋƵŚĞƚŬŽŶƟŶĞŶƚŝŬŽŶƚƌĂƐƚĞǀĞƚģƐŚƵŵƚĂ͍ƌƐLJĞƚŽŶŝ͘2 ƵŬĞǀģƐŚƚƌƵĂƌŚĂƌƚģŶĞďŽƚģƐ͕ĚŝƐŬƵƚŽŶŝƉģƌƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģnjŝƐģŶģƌĂƉŽƌƚŵĞŬŽŶƟŶĞŶƚĞƚĞƚũĞƌĂ͘3 EģĂƚůĂƐĚŚĞŶģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŐũĞŶŝĚĞƚĞƚ͕ŐĂĚŝƐŚƵũƚ͕ŐũŝƌĞƚ͕ŶŐƵƐŚƟĐĂƚ͕ŝƐŚƵũƚŵģƚģŵģĚŚĞŶũŶģnjŝ͕ĚŚĞƚƌĞŐŽŶŝƐĞĕĨĂƌģƌģŶĚģƐŝĞŬĂŶģĂƚŽ͘DetyrëEģĂƚůĂƐŽƐĞŶģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŐũĞŶŝĚĞƚĞƚ͕ŐĂĚŝƐŚƵũƚ͕ŐũŝƌĞƚ͕ŶŐƵƐŚƚŝĐĂƚ͕ŝƐŚƵũƚŵģƚģŵģĚŚĞŶũŶģnjŝĚŚĞƚƌĞŐŽŶŝƐĞĕĨĂƌģƌģŶĚģƐŝĞŬĂŶģĂƚŽ͘4 Distanca ajrore mes pikës më të lartë dhe thellësisë më të madhe në kontinentin e Azisë. 10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16