Page 121 - Demo
P. 121


                                    Kontinenti i AfrikësPopullsia e Tanzanisë është bantuide dhe përbëhet nga rreth 130 fise. Në vend fliten rreth 120 gjuhë të ndryshme, ndërsa gjuhë zyrtare është svahili. Një pjesë e popullsisë flet edhe gjuhën angleze. Besimi fetar më i përhapur është ai i krishterë, me rreth 60%, pasuar nga ai islam me rreth 35%.Ekonomia – Tanzania është shtet me shkallë të ulët zhvillimi ekonomik. Bujqësia është veprimtaria kryesore ekonomike për afro 66% të popullsisë. Kulturat kryesore që prodhohen janë: kafeja, çaji, pambuku, duhani, karafili, misri, gruri, banania, frutat, perimet etj. Prej kafshëve shtëpiake, më së shumti rriten gjedhët, delet dhe dhitë. Në pjesën bregdetare është e zhvilluar edhe peshkataria.Tanzania është e pasur me minerale, si: diamant, ar, volfram, nikel, hekur, qymyr etj. Industria nuk është edhe aq e zhvilluar. Industria më e zhvilluar është përpunimi bujqësor (sheqer, birrë, cigare, spango), minierat (diamanti, ari dhe hekuri), prodhimi i kripës, sodës së hirit, çimentos, përpunimi i vajit, prodhimi i këpucëve, veshjeve, produkteve të druri, plehrave etj.Në vend është i zhvilluar edhe turizmi i safarit, bazuar në shumëllojshmërinë e kafshëve të egra dhe parqeve kombëtare, ku jetojnë lloje, si: rinoceronti, leopardi, luani, bualli, elefanti etj.Pyetje dhe detyra1 <ŽŵĞŶƚŽŶŝĨŽƚŽŐƌĂĮŶģĚŚĞƐŚƉũĞŐŽŶŝƚĞƌŵŝŶ͞ƐĂĨĂƌŝ͘͟2 Duke u bazuar në hartën e dhënë të Tanzanisë, shënoni liqenet, ishujt dhe pikën më të lartë mbidetare.3 ŝůĂƚũĂŶģĚŝƐĂŶŐĂƉƌŽĚŚŝŵĞƚŝŶĚƵƐƚƌŝĂůĞƚģdĂŶnjĂŶŝƐģ͍5 Tregtia me produktet bujqësore të Afrikës Qendrore119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125