Page 122 - Demo
P. 122


                                    2.10 AFRIKA JUGORE – VEÇORITË NATYRORENxënësi/ja:• shpjegon rolin e pozitës gjeografike të Afrikës Jugore;• identifikon format kryesore të përthyeshmërisë bregdetare të Afrikës Jugore;• dallon format kryesore të relievit të Afrikës Jugore;• analizon karakteristikat klimatike, hidrografike dhe biogjeografike të Afrikës Jugore. ishulli Madagaskar malet Drakene shkretëtira e Kalaharit ultësira e Mozambikut lumi ZambeziFjalë kyçeAfrika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit afrikan dhe zë një sipërfaqe prej 2,6 milionë km2. Përfshin hapësirën gjeografike në jug të lumit Zambezi, deltës endoreike të Okavangos dhe të lumit Kunene. Në anën lindore dhe jugore ka dalje në Oqeanin Indian, ndërsa në perëndim në Oqeanin Atlantik.Afrika Jugore është një rrafshnaltë me rreth 1200 m lartësi mbidetare. Është e rrethuar me male bregdetare të larta, si Malet Drakene me mbi 3000 m lartësi, të cilat lëshohen rrëpirët kah Oqeani Indian. Në pjesët e mesme dhe perëndimore të Afrikës Jugore gjenden zonat e hapësirave karakteristike gjeografike, siç janë shkretëtira e Kalaharit dhe e Namibisë. Përgjatë bregdetit shtrihet brezi i ngushtë i ultësirës bregdetare.Shkretëtira Kalahari paraqet një rrafshnaltë të gjerë stepore dhe shkretinore në Afrikën Jugore. Është e rrethuar me male të larta, zë sipërfaqe prej rreth 1 milion km2. Pjesa më e madhe e territorit është e mbuluar me rërë. Është shumë pak e banuar. Popullsia merret me gjueti dhe me mbledhjen e frutave. Në pjesën veriore dhe verilindore shtrihen stepat dhe savanat. Në jug të lumit Zambezi paraqiten savanat e vërteta, me prezencën e drurëve akacie dhe baobab. Shkretëtirat tipike paraqiten në pjesën jugore dhe juglindore të rrafshnaltës.AFRIKAJUGUTESVATINILESOTONAMIBIABOTSVANAZIMBABVEANGOLA ZAMBIAOqeani IndianShkretëtira e Namibisë është rajon shkretinor që zë gjithë bregun e Oqeanit Atlantik në Namibi. Është një rajon krejt i thatë, me gjatësi rreth 1300 km dhe gjerësi 50-150 km. Ajo është, kryesisht, pjesë rrafshinore me tokë shkëmbore. Pjesët jugore të Namibisë janë me rërë. Drejt lindjes, shkretëtira kalon në stepa dhe savana, me prezencën e shtazëve barngrënëse. Pjesa e ngushtë e bregdetit të Namibisë është e banuar dendur me zogj, si: flamingot, pelikanët dhe pinguinët. Ndryshe, kjo shkretëtirë quhet edhe “shkretëtira e diamanteve”.1 Harta e Afrikës Jugore2 Shkretëtira Kalahari 3 Shkretëtira e Namibisë120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126