Page 123 - Demo
P. 123
Kontinenti i AfrikësUltësira bregdetare - Në jug të maleve të larta Draken, shtrihen ultësirat bregdetare që përfshijnë një zonë relativisht të ngushtë. Kalimi prej bregdetit në brendi shprehet me shkallët relievore të Karusë së Madhe dhe Karusë së Vogël. Kushtet klimatike, hidrografike dhe bimësia - Hapësira e madhe gjeografike e Afrikës Jugore ndahet në disa tipa klimatikë: tropikale në pjesët më veriore, kontinentale mesatare në rrafshnaltat, subtropikale përreth brigjeve të oqeaneve, dhe shkretinore. Oqeanet po ashtu kanë ndikim në sasinë e reshjeve. Pasatet juglindore lagin bregdetin e Mozambikut dhe atë lindor të Afrikës së Jugut, me reshje deri 2000 mm. Në sasinë e madhe të reshjeve në bregdetin lindor ndikon edhe rryma e ngrohtë detare e Mozambikut. Ndërsa pasatet verilindore e kanë shndërruar Kalaharin në brendi dhe zonën bregdetare perëndimore në shkretëtira (shkretëtira Kalahari dhe ajo e Namibisë në bregdet), ku sasia e reshjeve është 250 mm. Përgjatë brigjeve perëndimore lëviz një rrymë e ftohtë detare, e cila ka ndikuar në sasinë e vogël të reshjeve në këtë hapësirë. Në peizazhin natyror të Afrikës Jugore mbisundojnë savanet, stepat dhe pyjet savanore. Pjesa lindore është e lagësht me rreth 750 mm reshje dhe, për këtë arsye, është e mbuluar me barishte dhe pyje, kurse ajo perëndimore është e thatë, stepore ose gjysmëshkretinore. Afrika e Jugut nuk është shumë e pasur me lumenj. Lumenjtë me të njohur janë Zambezi dhe Limpopo, që derdhen në Oqeanin Indian. Lumi Oranzh me degën e vetë Vaal derdhet në Oqeanin Atlantik, ndërsa Okavango është një lum endoreik që humbet në shkretëtirën e Kalaharit. Gjatë periudhës së reshjeve, këta lumenj janë plot ujë dhe shpeshherë shkaktojnë përmbytje. Ndërsa, gjatë periudhës pa reshje, në shumicën e tyre ndryshon sasia e ujit. 4 Karuja e vogël, Kepi Perëndimor, Afrika e Jugut.A e dini se...Pasatet (nga gjermanishtja) janë erëra të përhershme që fryjnë në gjerësitë gjeografike 30º drejt ekuatorit.5 Baobab7 Antilopë, shkretëtira Kalahari, Afrika e Jugut 6 Gnu (antilopa)8 Qeni i egër afrikan121

