Page 125 - Demo
P. 125
2.11Popullsia dhe veçoritë shoqëroreNë rajonin e Afrikës Jugore jetojnë mbi 69 milionë banorë, në 5 shtete me një sipërfaqe prej rreth 2,6 milionë km2. Shteti më i madh në këtë rajon si për nga popullsia, ashtu edhe nga sipërfaqja, është Republika e Afrikës së Jugut. Shtete të mëdha për nga sipërfaqja janë edhe Namibia dhe Botsvana, por nga numri i popullsisë janë shumë më të vogla.ZHVILLIMI SHOQËRORO-EKONOMIK I AFRIKËS JUGORE kolonizimi anglez racizmi strukturat e popullsisë pasuritë minerale zhvillimi ekonomikNxënësi/ja:• diskuton zhvillimet historike gjatë periudhave të ndryshme të kolonizimit evropian në Afrikën Jugore;• dallon strukturat e popullsisë në Afrikën Jugore;• analizon lidhjen mes pasurive natyrore dhe zhvillimit ekonomik te shtetet e Afrikës Jugore.Fjalë kyçeNAMIBIABOTSVANAAFRIKAEJUGUTESVATINILESOTONAMIBIABOTSVANA KALAHARIAFRIKA EJUGUTOqeani Oqeani IndianAtlantikNr. ^ŚƚĞƟPopullsia (2023)Sipërfaqja (km2)Dendësia (b/km²) <ƌLJĞƋLJƚĞƟ1 Afrika e Jugut 61 415 385 1 213 090 50 Pretoria2 EĂŵŝďŝĂ 2 672 495 823 290 3 Vindhok3 Botsvana 2 488 186 566 730 4 Gaborone4 >ĞƐŽƚŽ 2 189 511 30 360 72 Maseru5 ffiƐǀĂƟŶŝ 1 193 813 17 200 69 MbabaneGjithsej 69 959 390 2 650 670 26Të dhënat për shtetet e Afrikës JugoreDendësia e popullsisë është relativisht e vogël, 26 banorë/km2. Pjesa bregdetare e Oqeanit Indian, nga jugu deri në veri, është më e populluar dhe dendësia është më e madhe. Në pjesën veriore dhe veriperëndimore, ku gjenden Namibia dhe Botsvana, dendësia e popullsisë është shumë më e vogël, rreth 3-4 banorë/km2. Shkretëtira e Kalaharit, që shtrihet kryesisht në shtetin e Botsvanës dhe kufijtë e Namibisë dhe Afrikës së Jugut, është më pak e banuar. Rëra e Kalaharit është vendi ku shkojnë për gjueti njerëzit që i përkasin qytetërimit më të vjetër në botë – njerëzit san. Ata jetojnë sot, njësoj siç kanë jetuar edhe para 25 000 vjetësh, në mënyrë primitive.Shtimi natyror është 14 për mijë dhe popullsia është e re. Mosha mesatare është 27 vjeç. Në qytete jeton 64,7% e popullsisë. Kolonizimi i parë i kësaj pjese të Afrikës u bë nga portugezët në shekullin XV. Më vonë, në shekullin XIX depërtoi Britania e Madhe, që asokohe ishte fuqi botërore. Ajo depërtoi fillimisht në brendësi të Afrikës Jugore, më pas e pushtoi gjithë rajonin. 2 Popullsia san-bushmane në Kalahar1 Harta e Afrikës Jugore123

