Page 126 - Demo
P. 126
Kontinenti i AfrikësNë këtë rajon jeton popullsia bantuide, ku grupet kryesore janë: bushmanët, hotentotët, basutot, zulutë, svazët, damarat etj. Popullsia e bardhë, ardhur e ngulur aty prej kolonizimit, përbën rreth 20% të popullsisë. Besimi fetar më i përhapur është feja katolike (rreth 80%), ndërsa pjesa tjetër i takon besimit animist.Zhvillimi ekonomikRajoni i Afrikës Jugore konsiderohet si njëri nga rajonet më të zhvilluara në Afrikë. Shteti më i zhvilluar ekonomik i këtij rajoni, por edhe i kontinentit në tërësi, është Republika e Afrikës së Jugut. Rajoni i Afrikës Jugore ka një bujqësi ekstensive dhe të pazhvilluar. Pjesa më e madhe e popullsisë merret me këtë veprimtari ekonomike. Në Afrikën e Jugut, bujqësia është më e zhvilluar dhe intensive, dhe vetëm 10% e popullsisë në këtë shtet, merret me këtë veprimtari. Rajoni ka një bazë të mirë për zhvillimin e bujqësisë dhe sipërfaqet më të rëndësishme janë ato në plantacione. Por këto toka, edhe sot e kësaj dite, janë pronë e popullsisë së bardhë, që është pakicë në këtë rajon. Kulturat kryesore që kultivohen janë: pambuku, çaji, meli, kallamsheqeri, kikiriku, orizi, patatja, grurë, misër etj. Kultivohen edhe kulturat subtropikale siç janë: ulliri, agrumet, hardhia e rrushit etj. Blegtoria është ekstensive, por dekadat e fundit ka filluar të zhvillohen ferma dhe një blegtori më intensive. Rriten kryesisht gjedhet, delet, dhitë etj.Zhvillimi ekonomik është i bazuar në pasuritë natyrore dhe mineralet e shumta që gjenden në shtetet e këtij rajoni. Në krahinat e Veldit të Lartë dhe Veldit të Mesëm (më konkretisht krahina Vitvotersrand) që gjenden në Afrikën e Jugut, prodhohet sasia më e madhe e arit në botë. Këto krahina janë të pasura edhe me xehe të tjera, si: diamant, platin, bakër, hekur, qymyr etj. Qendra industriale në Republikën e Afrikës së Jugut është Johanesburgu, ku është e përqendruar pjesa më madhe e prodhimit industrial. Aty, qytetet industriale shtrihen njëri pas tjetrit dhe tërë krahina është e urbanizuar. Edhe shteti i Namibisë është i pasur me xehe, si: argjend, diamant, uranium, bakër, plumb, volfram etj. Ndërsa shteti i Botsvanës është i pasur me diamant, bakër, nikel etj. Ky rajon është i pasur edhe me naftë, qymyr shumë cilësor dhe pasuri ujore. 3 Qendra industriale në Republikën e Afrikës së Jugut4 Zonë industriale në Afrikën e Jugut124

