Page 128 - Demo
P. 128


                                    2.12 PUNË PRAKTIKE: KONTINENTI I AFRIKËSRezultatet e të nxënit:Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:ƒ përcakton në hartë kontinentin e Afrikës;ƒ lokalizon (emërton e ngjyros) format kryesore të relievit dhe hidrografisë së kontinentit të Afrikës;ƒ lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të kontinentit të Afrikës;ƒ vlerëson dallimet racore, sociale, kulturore dhe ekonomike të kontinentit të Afrikës;ƒ shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre rajoneve. Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë. Materialet burimore: Teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja. Mjetet e punës: ƒ Harta memece, atlasi gjeografik, teksti mësimor, lapsa me ngjyrë.Metodologjia që do të përdoret: ƒ Punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës memece), punë në grup (diskutim, shkëmbim mendimesh)Puna përgatitore:ƒ Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit duhet të mbështeten në njohuritë e marra për veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Afrikës. ƒ Mësuesi/ja i orienton dhe ndihmon nxënësit të hulumtojnë dhe të përzgjedhin nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta etj.) informacione në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Afrikës. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132