Page 132 - Demo
P. 132


                                    3.1Amerika është tërësi e madhe kontinentale në pjesën perëndimore të rruzullit tokësor. Ka shtrirje meridionale, me gjatësi veri-jug rreth 16 mijë km. Shtrihet në të dyja gjerësitë gjeografike, përkatësisht mes 83º gjerësi gjeografike veriore dhe 56º gjerësi gjeografike jugore. Kontinenti i Amerikës u afrohet të dy poleve të planetit. E vendosur mes Oqeanit Atlantik në lindje dhe Oqeanit Paqësor në perëndim, për një kohë të gjatë Amerika ishte e izoluar nga kontinentet e tjera dhe e panjohur. Historiografia moderne njeh si zbulues të Amerikës eksploratorin, Amerigo Vespuçi, nga e ka marrë emrin edhe vetë kontinenti – Amerikë. Ky kontinent quhet ndryshe Bota e Re. Ndërsa dikur, dy oqeanet e izolonin kontinentin e Amerikës nga Bota e Vjetër, sot Atlantiku dhe Paqësori shërbejnë si “urë lidhëse” mes Amerikës, Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë. KONTINENTI I AMERIKËS – VEÇORITË E PËRGJITHSHME GJEOGRAFIKE Bota e Re oqeanet ekuatori pozita gjeografike përthyeshmëria bregdetareNxënësi/ja:• përcakton kufijtë, madhësinë dhe pozitën gjeografike të kontinentit të Amerikës;• dallon format bregdetare të kontinentit të Amerikës në Oqeanin e Ngrirë të Veriut, Atlantik dhe Paqësor.Fjalë kyçeAMERIKA EVROPAEVERIUTAMERIKAEJUGUTAFRIKAANTARKTIDAAUSTRALIAAZIANë ngushticën e Beringut në veriperëndim, Amerikën e ndajnë nga Azia vetëm 85 km, ndërsa nëpërmjet Groenlandës, Amerika i afrohet Evropës në një largësi prej 1013 km. Nëse Amerika merret si një tërësi e madhe kontinentale (Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut së bashku), atëherë del se ky kontinent është i dyti më i madh (pas Azisë) në botë, me një sipërfaqe rreth 42 milionë km2 ose 31% të sipërfaqes së tokës. Është katër herë më i madh se Evropa. Por, sipas shumë gjeografëve, Amerika ndahet në Amerikën e Veriut dhe e Jugut dhe, për këtë arsye, e gjithë njësia territoriale në tërësi shpesh quhet Amerikat. Amerika e Veriut si kontinent ka sipërfaqe rreth 24,5 milionë km2 dhe është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, ndërsa Amerika e Jugut ka sipërfaqe 17,7 milionë km2 dhe është kontinenti i katërt për nga sipërfaqja. Për shkak të dallimeve historike, ekonomike, gjuhësore etj., nga Amerika e Veriut është 1 Pozita gjeografike e Amerikës130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136