Page 133 - Demo
P. 133


                                    Kontinenti i Amerikësbërë ndarja e një pjese të veçantë të saj, që quhet Amerika e Mesme (Qendrore). Sipas këtij këndvështrimi, Amerika ndahet në tri pjesë rajonale: Amerika e Veriut, e Mesme dhe e Jugut.Amerika e Veriut zë një sipërfaqe mbi 22 milionë km2 dhe përfshin territoret kontinentale e ishullore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, përkatësisht territoret që gjenden në veri të Meksikës.Amerika e Mesme zë një sipërfaqe rreth 2,7 milionë km2 dhe përfshin pjesët kontinentale të Amerikës së Veriut prej lumit Rio Grande (kufirit midis SHBA-së dhe Meksikës) e deri te Kanali i Panamasë, si dhe territoret e ishujve Antilet e Mëdha, Antilet e Vogla dhe Bahamat. Amerika e Jugut është pjesa e tretë rajonale, që zë një sipërfaqe afro 17,7 milionë km2, e cila shtrihet në jug të Kanalit të Panamasë deri te Ngushtica Drejk. Shtrirja e Amerikës mes Oqeanit të Ngrirë të Veriut në veri, Oqeanit Atlantik në lindje dhe Oqeanit Paqësor në perëndim, ka bërë që viset bregdetare të jenë të pasura me gadishuj, gjire, ngushtica dhe ishuj të shumtë. Oqeani i Ngrirë i Veriut e ka bregdetin më të përthyer dhe ka shumë ishuj, gadishuj, gjire, dete dhe ngushtica. Ishujt më të mëdhenj janë: Groenlanda (ishulli më i madh i botës), ishujt e Arkipelagut të Arktikut (Tokat e Bafinit dhe Viktorias), ndërsa gjiret më të mëdha janë: Hudsoni, Bafini dhe ngushtica e Davisit. Në Oqeanin Atlantik, pjesa lindore e bregdetit është mjaft e përthyer. Ky bregdet fillon nga gadishulli i Labradorit, më në jug është gjiri i Sen-Lorenit, ishulli Njufaundlend dhe gadishulli i Skocisë së Re dhe vazhdon me Gadishullin e Floridës dhe Gjirin e Meksikës në Amerikën e Veriut. Në Amerikën e Mesme dallojmë gadishullin Jukatan, gjirin e Panamasë, kanalin e Panamasë, ndërsa pjesa ishullore përbëhet nga Antilet e Mëdha, Antilet e Vogla dhe Bahamat. Këta ishuj krijojnë detin e Karaibeve, i cili lidhet me gjirin e Meksikës me anë të ngushticës Jukatan. Gjiri i Meksikës lidhet me Oqeanin Atlantik përmes ngushticës së Floridës. Në Amerikën e Jugut, bregdeti i Oqeanit Atlantik është shumë pak i përthyer. Në veri dallojmë deltën e lumit Amazonë, më në jug gjirin e La-Platës dhe ishujt Falkland (Malvine), krejt në jug ishullin Toka e Zjarrtë, i cili ndahet nga pjesa tjetër e Amerikës së Jugut me ngushticën e Magelanit. Bregdeti i Oqeanit Paqësor është më pak i përthyer, por jo më pak i rëndësishëm. Në veri dallojmë ngushticën e Beringut, gadishullin dhe gjirin e Alaskës, ishullin Vankuver, si dhe gadishullin dhe gjirin e Kalifornisë. Bregdeti i Oqeanit Paqësor në Amerikën e Jugut është shumë pak i përthyer. Krejt në jug dallojmë arkipelagun e ishujve të vegjël të Kilit. Përthyeshmëria bregdetare ka mundësuar ndërtimin e porteve të njohura detare në Oqeanin Atlantik, si: Montreal, Boston, Nju-Jork, Uashington, Majami, Nju-Orleans, Tampiko, Hjuston, Karakas, Rio-de-Zhanejro, Mon tevideo, Buenos-Ajres etj. Në Oqeanin Paqësor gjenden portet Vankuver, San-Francisko, Los-Anxhelos, Akapulko, Lima etj. DetyrëGjeni në hartën e murit ose atlas, ato që u cekën më lart.2 Ndarja rajonale e kontinentit të AmerikësRajoni i Amerikës së VeriutRajoni i Amerikës së Mesme Rajoni i Amerikës së Jugut3 Port në Gjirin e Nju Jorkut të Epërm, SHBA 131
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137