Page 135 - Demo
P. 135
Malet ShkëmboreO q eaniPaqë s o rOqean i A t l ant i kOqeani i Ngrirë i VeriutUltësira QendroreApalashetAndet Ultësira e OrinokosUltësira e AmazonësRrafshnalta e BrazilitGran ÇokoPatagonia3.2Në përgjithësi, relievi i kontinentit të Amerikës karakterizohet nga tri veçori-kryesoregieografike: vargmalet e reja në perëndim, ultësirat në mes dhe rrafshnaltat dhe malet e vjetra në lindje. Në pjesën perëndimore të Amerikës, paralel me bregdetin e Oqeanit Paqësor, shtrihen malet Kordiliere me gjatësi rreth 16 mijë km, nga Alaska deri në Tokën e Zjarrtë. Në Amerikën e Veriut njihen me emrin Malet Shkëmbore, ndërsa në Amerikën e Jugut njihen me emrin Ande. Sistemi malor i Kordiliereve e ndan Amerikën në dy pjesë të mëdha: në Amerikën e Atlantikut dhe atë të Paqësorit. Në pjesën lindore, në drejtimin verilindje-jugperëndim, shtrihen malet e vjetra Apalashe në Amerikën e Veriut, ndërsa në Amerikën e Jugut dallojsë Veriut rrafshnaltat e Guajanës, Brazilit dhe Patagonisë. Ultësirat e mëdha shtrihen mes sistemit malor të Kordiliereve në perëndim dhe Apalasheve dhe Pllajës Guajano-Braziliane në lindje. Në Amerikën e Veriut, mes Maleve Shkëmbore dhe Apalasheve shtrihen ultësirat e mëdha qendrore. Në Amerikën e Jugut dallojmë ultësirën e Orinokos, Amazonës, Gran-Çakos dhe La-Platës.Në kontinentin e Amerikës së Veriut gjendet shkretëtira e Kolorados. Ndërsa në Amerikën e Jugut kemi shkretëtirën Atakama. Pika më e lartë në kontinent është Akonkagua (6960 m) në Andet e Amerikës së Jugut, ndërsa në Amerikën e Veriut, pika më e lartë është Denali (MekKinli, 6193 m). Pika më e ulët e kontinentit ndodhet në Luginën e Vdekjes (-86 m), në Kaliforni.KlimaGjerësia gjeografike e Amerikës, shpërndarja e masave tokësore dhe ujore, relievi, lartësia mbidetare, rrymat detare etj., kushtëzojnë shtrirjen e gjithë brezave klimatikë: brezi i nxehtë, mesatar dhe i ftohtë. Oqeanet dhe detet që e rrethojnë kontinentin e Amerikës, kanë ndikim të madh në klimën e saj. Kordilieret në perëndim, pengojnë ndikimin e masave ajrore nga Oqeani Paqësor në kontinent. Ndërsa ultësirat në qendër dhe malet Apalashe, si dhe Pllaja Guajano-Braziliane në lindje nuk janë pengesë e madhe për ndikimin e masave ajrore të Oqeanit Atlantik dhe të Oqeanit të Ngrirë të Veriut në klimën e pjesëve të brendshme të kontinentit. Ndikim të madh në klimën e Amerikës ka edhe hapja e saj ndaj Oqeanit të Ngrirë të Veriut në veri dhe rrymave të ftohta si ajo e Labradorit, si dhe rrymave të nxehta detare të Golfstrimit në gjirin e Meksikës dhe Brazilit.VEÇORITË NATYRORE TË KONTINENTIT TË AMERIKËSNxënësi/ja:• identifikon format kryesore të relievit në kontinentin e Amerikës;• numëron faktorët klimatikë dhe tipat klimatikë në kontinentin e Amerikës;• dallon lumenjtë, liqenet dhe pellgjet detare të kontinentit të Amerikës;• shpjegon shtrirjen hapësinore vegjetative në kontinentin e Amerikës. Kordilieret Patagonia Misisipi Amazona Liqenet e MëdhaFjalë kyçeDetyrëGjeni në hartën ĞǀĞŶĚŽƐƵƌŶģklasë ose në atlas, ĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚ͘1 Harta fiziko-gjeografike e kontinentit të Amerikës133

