Page 138 - Demo
P. 138
DetyrëDuke analizuar hartat e mësipërme, diskutoni në klasë rreth kolonizimit të Amerikës ƉģƌŐũĂƚģƐŚĞŬƵũǀĞ͘3.3 KOLONIZIMI I AMERIKËS, POPULLSIA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK indianët e Amerikës evropianët strukturat e popullsisë resurset natyrore degët ekonomikeNxënësi/ja:• shpjegon historikun e zbulimit të kontinentit të Amerikës nga evropianët;• analizon llojet e grupeve etnike, prejardhjen dhe strukturat e popullsisë në kontinentin e Amerikës;• identifikon pasuritë natyrore dhe dallimin e zhvillimit ekonomik mes Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut.Fjalë kyçeZbulimi dhe kolonizimi i Amerikës Në epokën e historisë moderne, Kristofor Kolombi ishte eksploratori dhe tregtari që përshkoi i pari Oqeanin Atlantik dhe arriti në kontinentin e Amerikës në vitin 1492. Mes viteve 1492-1504, ai udhëtoi 4 herë drejt Amerikës përmes Oqeanit Paqësor. Mendonte se Toka është e vogël dhe mund të arrinte nga Evropa në Indi, duke lundruar edhe në drejtim të kundërt, nga perëndimi. Kjo e çoi drejt kontinentit të ri, Amerikës, por kur e ndeshi për herë të parë, Kolombi mendoi se kishte mbërritur në kontinentin e vjetër (në Indi të Azisë). Më pas, Amerigo Vespuçi, në dy udhëtimet e tij drejt Amerikës, vërtetoi se kjo është tokë e re. Prej tij e mori emrin kontinenti i Amerikës. Vespuçi analizoi dhe krahasoi hartat e Kristofor Kolombit me ato të Azisë Jugore dhe arriti në përfundimin se kontinenti ku kishin mbërritur, ishte tjetër nga ai i Azisë. Në kontinentin e ri, evropianët gjetën popullsinë autoktone indiane dhe eskimeze. Të ardhurit nga Evropa e quajtën “indiane” popullsinë vendase, sepse Kristofor Kolombi mendoi se kishte arritur në Indi. Amerikano-indianët dhe eskimezët i takojnë racës së verdhë. Eskimezët banonin kryesisht në pjesën veriore të Arkipelagut të Kanadasë, ndërsa indianët në tërë kontinentin e Amerikës. Shumë nga fiset indiane u zhdukën e të tjerët gati u shuan fare më vonë, si pasojë e vrasjes në luftë me kolonizatorët evropianë, por kryesisht për shkak të sëmundjeve ngjitëse që evropianët sollën me vete dhe që ishin të panjohura për vendasit. Prej fiseve të zhdukura indiane kanë mbetur vatrat e tyre si monumente kulturoro-historike, që sot vizitohen nga turistë të shumtë. 1 Kolonizimi i Amerikës në fillim të shek. XVI 2 Kolonizimi i Amerikës gjatë shek. XVII 3 Kolonizimi i Amerikës gjatë shek. XVIII-XIX IndianëSpanjaPortugaliaBritania e MadheFrancaHolandaKolonizimi i AmerikësTerritori spanjollTerritori portugesTerritori francezTerritori anglezTerritori rusTerritori holandezSpanjaPortugaliaBritania e MadheShtetet e BashkuaraRusiaFrancaHolanda136

