Page 139 - Demo
P. 139


                                    Kontinenti i AmerikësNdër qytetërimet më të vjetra të kontinentit të Amerikës, njihen: actekët në rrafshnaltën e Meksikës, majët në Gadishullin Jukatan dhe Guatemalë, si dhe inkët në Ande. Ishin popuj të zhvilluar dhe merreshin me bujqësi, blegtori, xehetari, ndërtim rrugësh, piramidash, kishin shkrimin e tyre etj. Pas zbulimit të Amerikës dhe pushtimit të saj nga spanjollët, anglezët dhe francezët, ardhja e popullsisë nga Evropa ishte shumë e shpejtë. Ndër të parët që erdhën në Amerikën e Veriut ishin britanikët dhe francezët, pastaj holandezët, italianët, grekët. Në Amerikën e Mesme dhe të Jugut u vendosën spanjollët dhe portugezët. Problemi kryesor për popullsinë e ardhur ishte numri i vogël i popullsisë vendase dhe nevoja për fuqi punëtore për punimin e plantacioneve të pambukut, kafesë, kallamsheqerit, duhanit etj. Prandaj ata filluan të sjellin skllevër nga Afrika për të punuar tokën, të cilët i vendosën fillimisht në ishujt Antile dhe në juglindje të Amerikës e Veriut. Në shekullin XIX lindi nevoja e ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave transkontinentale në Amerikën e Veriut, që lidhin Oqeanin Atlantik me atë Paqësor dhe kjo kërkonte fuqi të madhe punëtore. Nga ana tjetër, Azia Lindore ishte zhytur në varfëri të thellë, çka solli migrimin e madh të popullsisë nga vendet e Azisë Lindore drejt Amerikës, kryesisht nga Kina, Japonia, Koreja, India etj. Spanjollët dhe portugezët ishin kolonizuesit e parë të Amerikës, që sunduan kryesisht Amerikën e Mesme dhe të Jugut, ndërsa anglezët, francezët, holandezët etj., kolonizuan tokat në Amerikën e Veriut. Popullsia dhe veçoritë shoqëroreNë kontinentin e Amerikës jetojnë mbi një miliard banorë në një sipërfaqe rreth 42 milionë km2. Pjesa më e madhe, rreth 42% e popullsisë, jeton në Amerikën e Jugut. Në Amerikën e Veriut jeton afro 36% e popullsisë dhe në Amerikën e Mesme rreth 22%. Dendësia mesatare është gati 26 banorë/km2. Shpërndarja e popullsisë nuk është e barabartë. Dendësia më e madhe është e përqendruar rreth viseve bregdetare të Oqeanit Atlantik, Liqeneve të Mëdha, në luginën e Misisipit, rrafshnaltën e Brazilit, në basenin e La-Platës dhe viset bregdetare të Oqeanit Paqësor. Viset më pak të banuara janë: viset e Andeve dhe Maleve Shkëmbore, viset polare, lugina e Amazonës dhe Patagonia. Rreth 80% e popullsisë jeton në qytete, ku dallohen shumë qendra të mëdha milionëshe, si: Nju-Jorku, Meksiko-Siti, San-Paolo, Los-Anxhelosi, Buenos-Ajresi, Rio-de-Zhanejro, San-Francisko etj. 4 Anije me vela që përdorej në kohën e kolonizimit5 Kristofor Kolombi 6 Amerigo VespuçiAmerika Jugore: 442 210 959;42%Amerika Veriore: 375 219 547;36%Amerika e Mesme: 228 381 247;227
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143