Page 14 - Demo
P. 14
1.2 RELIEVI I KONTINENTIT TË AZISË Azia është kontinenti i kontrasteve më të mëdha relievore në planetin tonë. Ajo karakterizohet nga forma të llojllojshme të relievit, të cilat janë formuar nga lëvizjet tektonike dhe të modeluara (ndryshuara) nga forcat e jashtme. Në Azi dallohen forma relievore shumë të mëdha si për nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga lartësia, siç janë: Himalajet (malet më të larta në botë), Tibeti (rrafshnalta më e madhe në botë), shkretëtirat e gjera, ndërsa ultësirat janë më të pakta dhe periferike. Në Azi gjendet pika me e lartë në botë, mali Everest (+8848 m); nga ana tjetër, kemi pikën më të ulët nën nivelin e detit, Detin e Vdekur (-430 m) – dhe kjo tregon se diferencat në lartësi janë shumë të mëdha. Lartësia mesatare e relievit është 950 m ose 3 herë më e lartë se e Evropës. malet rrafshnaltat shkretëtira ultësirat HimalajetFjalë kyçeMalet kanë shtrirje harkore që shkon në drejtimin perëndim-lindje, nga brigjet e detit Egje e deri në brigjet e Oqeanit Paqësor. Për shkak të shtrirjes së madhe, ato përbëjnë një pengesë natyrore qoftë për depërtimin e masave ajrore apo edhe për komunikim mes pjesëve të ndryshme të kontinentit. Vargu i maleve në pjesën perëndimore fillon nga malet Pontike dhe Taurus në Turqi, vazhdojnë me malet Elburz dhe Zagros (Iran), në pjesën qendrore dhe jugore të Azisë dallojmë malet Hindukush, Karakorum, Pamir, Tienshan, Altaj, Kunlun, si dhe vargmalet më të larta në botë, Himalajet me pikën më të lartë në botë, Malin Everest (8848 m), i cili gjendet mes Nepalit dhe Kinës. Vendasit e quajnë malin Çomolungma. Të gjitha këto male janë të mbuluara me borë dhe akull të përhershëm. Në Himalaje gjenden më shumë se 110 maja malore që e kalojnë lartësinë 7300 m mbi nivelin e detit.Nxënësi/ja:• krahason kontrastet e shumta në relievin e Azisë;• dallon format kryesore të relievit në kontinentin e Azisë.1 Harta e relievit të Azisë12

