Page 140 - Demo
P. 140


                                    Kontinenti i AmerikësShtimi natyror i popullsisë është më i ulët në Amerikën e Veriut, rreth 6 për mijë dhe më i lartë në Amerikën e Mesme dhe të Jugut, rreth 12 për mijë.Popullsia e Amerikës ka shumëllojshmërinë më të madhe të grupeve etnike, racore, gjuhësore, fetare dhe kulturore, si rezultat i përzierjes së madhe mes popullsisë vendase dhe asaj ardhacake nga kontinentet e tjera. Në Amerikë dallojmë tri racat kryesore: raca evropiane, aziatike dhe afrikane. Nga përzierja e popullsisë së ardhur dhe asaj vendase, u krijuan komunitete të reja, si: mestisët, mulatët dhe zambosët. Gjithashtu, në Amerikë fliten shumë gjuhë, por gjuhë kryesore zyrtare janë: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja etj. Popullsia autoktone indiane flet disa gjuhë amtare, por më e përhapur është keçuaja (gjuha e inkëve antikë) e cila, për shkak të asimilimit, flitet vetëm nga rreth 10 milionë njerëz. Si rezultat i dominimit të gjuhës angleze në Amerikën e Veriut, ky rajon ndryshe quhet Angloamerika. Ndërsa dominimi i gjuhës spanjolle dhe portugeze (gjuhë me prejardhje latine) në Amerikën e Mesme dhe të Jugut ka bërë që këto rajone të quhen edhe Amerika Latine. Zhvillimi ekonomikAmerika ka shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik, por ka dallime mes Amerikës së Veriut, të Mesme dhe të Jugut. Amerika e Veriut përbëhet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, që janë vendet më të zhvilluara në botën moderne. Këto dy shtete janë fuqi botërore ekonomike dhe anëtare të G7-s. Kanë pasuri të shumta natyrore, si: naftë, gaz natyror, hekur, ar, bakër, nikel, uranium, plumb, zink, burime energjetike, toka të punueshme, teknologji moderne, fuqi punëtore të arsimuar etj. Kanë të zhvilluar bujqësinë, industrinë, turizmin, transportin, bankat, minierat dhe kanë të ardhura dhe standard jetese të lartë. Amerika e Jugut është një rajon që ka pasuri të shumta natyrore, si: naftë, gaz natyror, qymyr, hekur, ar, argjend, diamant, plumb, zink, pyje, toka bujqësore, kullosa etj. Krahasuar me resurset e shumta natyrore, zhvillimi ekonomik nuk është shumë i lartë. Shkaqet e zhvillimit të ngadalshëm ekonomik janë kryesisht politike. Shtetet si Brazili, Venezuela, Bolivia, Kili, Kolumbia etj., nuk kanë qëndrueshmëri politike dhe kanë nivel të lartë korrupsioni.Pyetje dhe detyra1 'ũĂƚģŬŽŚģƐƐģ<ƌŝƐƚŽĨŽƌ<ŽůŽŵďŝƚ͕ĐŝůŝŬŽŶƟŶĞŶƚĚŽƚģŝƐŚƚĞƉĂƌĂƋŝƚƵƌŵģƐĂŬƚģŶģŚĂƌƚģ͍ ĂͿffiǀƌŽƉĂ    ďͿƵƐƚƌĂůŝĂ ĐͿŵĞƌŝŬĂĞ:ƵŐƵƚ   ĚͿŵĞƌŝŬĂĞsĞƌŝƵƚ2 WģƌnjŝĞƌũĂĞƉŽƉƵůůƐŝƐģŵĞƐƚģďĂƌĚŚģǀĞĚŚĞĂŵĞƌŝŬŽͲŝŶĚŝĂŶģǀĞ͕ŬĂŬƌŝũƵĂƌŶũģŐƌƵƉƚģǀĞĕĂŶƚģƉŽƉƵůůƐŝĞ͕ të cilët quhen . WģƌnjŝĞƌũĂĞƉŽƉƵůůƐŝƐģŵĞƐƚģĞǀƌŽƉŝĂŶĞǀĞĚŚĞĂĨƌŝŬĂŶĞǀĞ͕ŬĂŬƌŝũƵĂƌŶũģŐƌƵƉƚģǀĞĕĂŶƚģƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģ͕ të cilët quhen . WģƌnjŝĞƌũĂĞƉŽƉƵůůƐŝƐģŵĞƐĂĨƌŝŬĂŶĞǀĞĚŚĞĂŵĞƌŝŬŽͲŝŶĚŝĂŶģǀĞ͕ŬĂŬƌŝũƵĂƌŶũģŐƌƵƉƚģǀĞĕĂŶƚģƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģ͕ të cilët quhen .3 dƌĞŐŽŶŝĚĂůůŝŵĞƚĞnjŚǀŝůůŝŵŝƚĞŬŽŶŽŵŝŬŵĞƐƐŚƚĞƚĞǀĞƚģŵĞƌŝŬģƐƐģsĞƌŝƵƚĚŚĞĂƐĂũƚģ:ƵŐƵƚ͘4 WƐĞŵĞƌŝŬĂĞsĞƌŝƵƚƋƵŚĞƚŶĚƌLJƐŚĞĞĚŚĞAngloamerika͕ŶĚģƌƐĂŵĞƌŝŬĂĞ:ƵŐƵƚƋƵŚĞƚŵĞƌŝŬĂ>ĂƟŶĞ͍7 Fabrika gjigande e Tesla-s, Nevada, SHBA138
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144