Page 141 - Demo
P. 141
3.4Malet BregdetareMburoja e Madhe KanadezeFushat e MëdhaUjëvara e NiagarësPllaja e KolumbiasRrafshnalta e KoloradosAMERIKA VERIORE – POZITA GJEOGRAFIKE DHE VEÇORITË NATYRORENxënësi/ja:• vlerëson pozitën e mirë gjeografike të Amerikës së Veriut;• dallon format kryesore të përthyeshmërisë bregdetare në Amerikën së Veriut;• identifikon veçoritë kryesore të relievit në Amerikën së Veriut;• analizon karakteristikat klimatike, hidrografinë dhe botën bimore e shtazore në Amerikën e Veriut. gjiri i Meksikës Malet Shkëmbore Ultësirat e Mëdha Qendrore Golfstrimi dhe tornadot Liqenet e MëdhaFjalë kyçeAmerika e Veriut shtrihet plotësisht në hemisferën veriore, gjendet ndërmjet Oqeanit Paqësor në perëndim dhe Oqeanit Atlantik në lindje. Në veri, shtrihet nga pjesët e ftohta polare deri në lumin Rio Grade në jug, përkatësisht në kufirin e SHBA-së me Meksikën. Nga pika më veriore (83° të gj.gj. V.) deri tek ajo më jugore, distanca është rreth 6250 km, e gjerësia nga pjesa lindore deri tek ajo perëndimore, përkatësisht midis Oqeanit Atlantik dhe atij Paqësor, është rreth 6400 km.Përveç pjesëve kontinentale, Amerika e Veriut përfshin edhe një numër të madh ishujsh, si: Groenlanda, Toka e Bafinit, Njufaundlendi etj., si dhe gadishuj e ishuj më të vegjël në Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor. Amerika e Veriut, me gadishujt dhe ishujt në pjesët veriore, përfshin një sipërfaqe rreth 22 milionë km2. Pozita e mirë gjeografike e Amerikës së Veriut ndërlidhet me faktin se pjesa më e madhe ka shtrirje në gjerësitë e mesme gjeografike dhe lidhjet e mira me Evropën dhe Afrikën përmes Oqeanit Atlantik në lindje, ndërsa në perëndim ka lidhje të mira me Azinë dhe Australinë përmes Oqeanit Paqësor. Po ashtu, përmes lidhjeve tokësore, ujore dhe ajrore lidhet shumë mirë me Amerikën e Mesme dhe të Jugut.Amerika e Veriut karakterizohet nga një përthyeshmëri bregdetare e zhvilluar, sidomos pjesa veriore, në të cilën gjendet një numër i madh i ishujve, gadishujve, gjireve dhe ngushticave. Në bregdetin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut dallohet një numër shumë i madh ishujsh, pjesë e arkipelagut të Kanadasë, si: Bafin, Viktoria, Benks etj. Në këtë zonë dallojmë ishullin më të madh në botë, Groenlandën që, edhe pse bën pjesë në Amerikën e Veriut, është territor i Danimarkës. Prej gjireve, më i madhi është gjiri i Hudsonit, ndërsa prej ngushticave dallohet ajo e Hudsonit dhe Devisit. Në Oqeanin Atlantik dallojmë gadishujt e Labradorit, Skocisë së Re dhe Floridës, gjirin e Sen-Lorenit dhe gjirin e Meksikës, si dhe ishullin Njufaundlend. Në bregdetin e Oqeanit Paqësor veçojmë ngushticën e Beringut, gadishullin e Alaskës dhe gjirin e Alaskës, si dhe ishullin Vankuver.1 Harta fiziko-gjeografike e Rajonit të Amerikës së VeriutDetyrëAnalizoni në hartën e murit ose në atlas dhe diskutoni për pozitën ŐũĞŽŐƌĂĨŝŬĞtë Amerikës ƐģsĞƌŝƵƚ͘139

