Page 142 - Demo
P. 142
Kontinenti i AmerikësRelievi i Amerikës së Veriut përbëhet nga katër njësi kryesore: vargmalet dhe rrafshnaltat e reja në perëndim, malet e vjetra në lindje, ultësirat qendrore në mes dhe ultësira bregdetare rreth Oqeanit Atlantik. Përgjatë bregut perëndimor në Amerikën e Veriut shtrihen malet e njohura me emrin, Kordiliere, që në Amerikën e Veriut quhen Male Shkëmbore. Ato lëshohen pjerrtas drejt brigjeve të Oqeanit Paqësor, kah perëndimi dhe gradualisht drejt brendësisë së kontinentit, kah lindja. Janë vargmale të reja, arrijnë gjatësi deri 4830 km dhe shtrihen nga Alaska deri në Meksikë. Ato krijojnë ujëndarësin ndërmjet Oqeanit Paqësor dhe Atlantik. Maja më e lartë është Denali (Mek-Kinli) me 6193 m në Alaskë. Ndërmjet kurorave të maleve shtrihen ultësira të mëdha dhe rrafshnalta të mbyllura, të cilat në disa pjesë kanë veçori shkretinore. I tillë është Baseni i madh i Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pjesën lindoreshtrihen malet Apalashe dhe rrafshnalta e Labradorit; këto janë malet e vjetra shkëmbore. Apalashet arrijnë lartësi deri 2000 m, pika më e lartë është mali Miçël, 2037 m. Shtrihen përgjatë bregut të Oqeanit Atlantik, me gjatësi rreth 2000 km. Prej Atlantikut i ndan Ultësira Pranatlantike, e cila është e gjerë nga 150 deri në 300 km. Këto male nuk janë pengesë për masat ajrore që vijnë nga Oqeani Atlantik, janë të pasura me minerale, si: hekuri dhe qymyri, me pyje, kullosa dhe ujëra. Si tërësi e veçantë e relievit në Amerikën e Veriut janë Ultësirat Qendrore. Këto ultësira shtrihen nga Gjiri i Meksikës në jug e deri në Gjirin e Hudsonit në veri. Shtrirja e saj në drejtimin veri-jug është më shumë se 2000 km e gjatë dhe rreth 1300 km e gjerë. Pjesa më e ulët e Ultësirave Qendrore gjendet rreth lumit Misisipi, me toka të mira pjellore, të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Ndërsa duke shkuar më në veri, rreth Liqeneve të Mëdha, lartësia është më e madhe dhe merr formën e një rrafshnalte, që kryesisht është e mbuluar me stepa (preri).Ultësira bregdetare e Atlantikut shtrihet përgjatë bregdetit të Oqeanit Atlantik nga gjiri i Sen-Lorenit deri në Gjirin e Meksikës. Përreth gjirit të Sen-Lorenit, pllaja është më e ngushtë, por zgjerohet duke shkuar drejt Gjirit të Meksikës. Karakterizohet nga klima e përshtatshme, toka pjellore dhe përqendrimi shumë i madh i popullsisë dhe qyteteve më të mëdha të Amerikës së Veriut.KlimaNë Amerikën e Veriut klima është e shumëllojshme. Faktorët që kushtëzojnë këtë shumëllojshmëri të tipave klimatikë janë: shtrirja në gjerësi të ndryshme gjeografike, faktori reliev, masat ajrore që depërtojnë nga Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe Oqeani Atlantik, si dhe rrymat detare. Oqeani Paqësor ushtron ndikim më të vogël nga ai Atlantik në klimën e Amerikës së Veriut, si rezultat i Maleve Shkëmbore që shtrihen përgjatë bregdetit.2 Kanioni i Madh dhe lumi Kolorado3 Gjiri i MeksikësGjiri i MeksikësAmerika e VeriutDeti i Karaibeve Oqeani Paqësor140

