Page 143 - Demo
P. 143
Kontinenti i AmerikësTipat më kryesorë klimatikë të Amerikës së Veriut janë: klima tropikale, subtropikale, mesatare kontinentale, malore, subpolare dhe polare. Klima tropikale dhe subtropikale haset në brezin bregdetar të Gjirit të Meksikës dhe në gadishullin e Floridës, me verë të ngrohtë dhe dimër të butë. Është nën ndikimin e madh të rrymës së Golfstrimit dhe në shumë raste preket nga ciklonet e Oqeanit Atlantik. Klima kontinetale përfshin pjesën nga Gjiri i Meksikës deri në gjirin e Hudsonit. Kjo klimë zotëron pjesën qendrore të Amerikës së Veriut, ka tipare të klimës kontinentale dhe detare, me verë të nxehtë e me dimër të gjatë e të ftohtë. Karakteristike për këtë klimë është hapja e Amerikës së Veriut ndaj Oqeanit të Ngrirë të Veriut, që mundëson depërtimin e masave ajrore të ftohta gjatë dimrit. Këto masa ajrore sjellin temperatura të ulëta, të cilat depërtojnë deri në gjirin e Meksikës. Gjatë verës, masat e nxehta ajrore fryjnë nga Gjiri i Meksikës dhe depërtojnë në veri deri në gjirin e Hudsonit, duke sjellë temperatura të larta. Pjesa lindore, përgjatë viseve bregdetare të Oqeanit Atlantik, është nën ndikimin e dy rrymave, Golfstrimit të ngrohtë dhe Labradorit të ftohtë.Klima malore është karakteristike për pjesën më të lartë të Maleve Shkëmbore. Ajo karakterizohet nga vera e freskët dhe e shkurtër dhe dimri i ftohtë dhe i gjatë. 4 Harta e zonave klimatike dhe të bimësisë në Amerikën e Veriut5 Shkretëtira Mohave (klima gjysmëshkretinore) 6 Mali i Gjirit HudsonKlima gjysmëshkretinore ndeshet mes Maleve Shkëmbore në hapësirën e Kolorados dhe Arizonës. Kjo klimë karakterizohet nga mungesa e reshjeve, për shkak të barrierës malore që pengon depërtimin e masave ajrore nga Oqeani Paqësor.Klima subpolare dhe polare haset në veri të territoreve të Gjirit të Hudsonit, në gadishullin e Labradorit dhe në pjesën veriore të Maleve Shkëmbore. Karakterizohet nga dimri i gjatë dhe i ftohtë, me temperatura shumë të ulëta dhe reshje të mëdha bore, ndërsa vera është e shkurtër. Përgjatë brigjeve të Oqeanit Paqësor, në një hapësirë të ngushtë bregdetare mbizotëron klima oqeanike, e cila është nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Oqeani Paqësor. LegjendaMbulesa e akullitTundërSubarktikeMaloreE thatëGjysmë-e thatëKontinentale e lagështSubtropikale e lagështTropikale e thatëTropikale e lagështBregdetareMesdhetare141

