Page 144 - Demo
P. 144
Kontinenti i AmerikësHidrografiaAmerika e Veriut është mjaft e pasur me ujëra. Ujërat rrjedhëse janë të orientuara drejt pellgjeve të Oqeanit të Ngrirë të Veriut, Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor. Hapësirat më të vogla ndërmjet vargmaleve të Maleve Shkëmbore karakterizohen nga rrjedhje të brendshme endoreike.Shumica e lumenjve në Amerikën e Veriut burojnë nga Malet Shkëmbore dhe Apalashe. Ka një numër të madh lumenjsh, ndër të cilët më të njohurit janë Misisipi, Misuri, Ohajo dhe Rio-Grande, që derdhen në gjirin e Meksikës. Lumi i SenLorenit lidh Liqenet e Mëdha me Atlantikun. Lumenjtë që derdhen në Oqeanin e Ngrirë të Veriut janë Mekenzi dhe Nelsoni. Lumenjtë që derdhen në Oqeanin Paqësor janë Jukoni, Kolumbia dhe Kolorado. Sistemi lumor në Amerikën e Veriut plotësohet me një rrjet të dendur kanalesh për ujitje dhe komunikacion ujor. Me rëndësi të madhe është kanali që lidh lumin Ilinoi me liqenin Miçigan. Ai ka bërë të mundur që një numër i madh qytetesh në pjesën qendrore të kenë rol të rëndësishëm ndërlidhës me portet detare. Amerika e Veriut karakterizohet nga një numër i madh liqenesh. Më të njohurit dhe më të rëndësishmit janë: Superiori, Miçigani, Hjuroni, Ejri dhe Ontario, të cilët lidhen mes tyre dhe njihen si Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut. Këto liqene shtrihen mes kufirit SHBA-Kanada dhe shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet këtyre dy shteteve. Liqene të tjera të njohura janë: Atabaska, Vinipegu, Liqeni i Madh i Arinjve, Liqeni i Madh i Skllevërve etj.7 Lumenjtë dhe liqenet në Amerikën e VeriutA e dini se...Sekuoja është dru që mund të jetojë deri 2200 vjet dhe është një nga drurët më të gjatë në botë. Mund të arrijë lartësinë mbi 100 m.Bota bimore dhe shtazoreTipat e ndryshëm klimatikë kanë mundësuar zhvillimin e shumëllojshmërisë së botës bimore dhe shtazore në Amerikën e Veriut. Dallohen disa zona bimësie nga veriu në jug. Në rajonet e ftohta polare shtrihet zona e tundrës, ku bota bimore është e varfër. Dallojmë myshqet, likenet dhe disa shkurre të ulëta. Në jug të tundrave gjenden territore të mëdha me pyje gjethembajtëse (tajgat), të cilat shtrihen nga gadishulli i Alaskës deri në gjirin e Labradorit. Në hapësirën qendrore dallohet zona barishtore, që quhet preri. Në Kaliforni dhe në bregun e Gjirit të Meksikës ndeshet bota bimore subtropikale. Në Kaliforni rritet sekuoja gjigante, që është bima më e lartë në botë. Në Malet Shkëmbore dhe Apalashe shtrihen pyjet e përziera gjethembajtëse dhe gjetherënëse, ku dallohen druri i ahut, bungut, pishave, bredhit etj. Pra, kryesisht bimësi e gjerësive të mesme gjeografike.Sa i takon botës shtazore, Amerika e Veriut karakterizohet nga prezenca e kafshëve të ndryshme, të përhapura sipas kushteve klimatike dhe vegjetacionit. Nga kafshët barngrënëse, më karakteristike janë: bizoni, derri i egër, kaprolli etj. Nga mishngrënësit, karakteristikë për Amerikën e Veriut janë: ariu i murrmë, ujku, dhelpra etj. Në pjesët me klimë polare ekzistojnë ariu i bardhë polar, lepuri polar, dhelpra polare dhe të tjera.Kontinenti verior ka një shumëllojshmëri zogjsh dhe një botë të pasur ujore, me foka, kastorë, lloje të ndryshme peshqish etj.JukoniNelsonKolumbiaKoloradoMizuriPlateArkanzasRio-GrandeMisisipiBrazosOhajoOqeani AtlantikOqeani PaqësorOqeani I Ngrirë i VeriutOtavaSen-LorenSeverniMekenzi142

