Page 147 - Demo
P. 147


                                    San FranciskoLos AnxhelosFeniksDenver ÇikagoS. LuisSiatëllVankuverEdmontonUinipegMontrealBostonDallasFiladelfiaNju-JorkBaltimorë UashingtonDetroitToronto Mineapolis S.PaulSalt Lejk SitiHjustonMajemiHavanëMeksiko Siti0 500sona1,000 1,500 kmNju-Orlins3.5Popullsia dhe veçoritë shoqëroreNë Amerikën e Veriut jetojnë rreth 375 milionë banorë. Gati 90% e popullsisë së këtij kontinenti jeton vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Më pas, vjen shteti i Kanadasë me më shumë banorë, ndërsa vendet e tjera kanë më pak. Groenlanda ka sipërfaqe shumë të madhe, por është shumë më pak e banuar.Dendësia mesatare e popullsisë është e vogël, 20 banorë/km2, kjo për faktin se hapësira të mëdha (sidomos në Groenlandë, pjesët veriore të Kanadasë dhe Malet Shkëmbore) janë shumë pak të banuara. Dendësia më e madhe e popullsisë është e përqendruar në pjesën bregdetare të Oqeanit Atlantik, e sidomos në pjesën e SHBA-së, pastaj në pjesën e Liqeneve të Mëdha dhe në brigjet e Oqeanit Paqësor, ultësirat e mëdha qendrore dhe në gjirin e Meksikës. Shkalla e shtimit natyror është e ulët, rreth 6 për mijë, ndërsa shkalla e imigrimit është e lartë. Ka një popullsi të moshuar, ku mosha mesatare e popullsisë është rreth 39 vjeç. Amerika e Veriut ka një shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. SHBA-ja dhe Kanadaja janë ndër vendet më të urbanizuara të botës. Në qytete jeton rreth 83% e popullsisë, ndërsa fshatrat e tipit evropian nuk ekzistojnë në Amerikën e Veriut, por janë zëvendësuar me fermat agrobujqësore (ang. farm). Qytetet më të mëdha janë: Nju Jorku, Los Anxhelosi, Çikago, Hjustoni, Filadelfia, Toronto, Montreali, Otava etj. Qytetet në Amerikën e Veriut pothuajse bashkohen me njëri-tjetrin, duke formuar qytete të mëdha apo megapolise. AMERIKA VERIORE – VEÇORITË SHOQËRORO-EKONOMIKENxënësi/ja:• analizon karakteristikat demografike të popullsisë së Amerikës së Veriut;• klasifikon resurset e mëdha natyrore të Amerikës së Veriut;• shpjegon zhvillimin e degëve të ndryshme ekonomike në Amerikën e Veriut;• evidenton qendrat e njohura industriale në Amerikën e Veriut. ferma burime natyrore megapolise zhvillim i lartë ekonomikFjalë kyçePërzierja mes popullsisë vendase dhe popullsisë së ardhur ka ndikuar në përbërjen etnike dhe ractre të Amerikës së Veriut. Amerikano-indianët dhe eskimezët janë popujt vendas dhe më të vjetër, që i takojnë racës së verdhë. Amerikano-indianet u quajtën “indianëë” nga kolonizuesit spanjollë. 100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%2.9%3.1%3.3%3.3%3.3%3.5%3.5%3.4%3.2%3.1%3.2%3.3%3.1%2.6%2.0%1.3%0.8%0.5%0.2% 0.3%0.7%1.1%1.6%2.3%2.9%3.3%3.4%3.2%3.1%3.1%3.3%3.4%3.4%3.2%3.1%3.1%0.0%0.0%0.1%0.0%2.8%3.0%1 Piramida e popullsisë së Amerikës e Veriut2 Dendësia e popullsisë në Amerikën e Veriut DetyrëAnalizoni piramidën e popullsisë dhe ƚƌĞŐŽŶŝƐĞĕĨĂƌģpo ndodh me strukturën moshore të popullsisë dhe ƐŚƚŝŵŝŶŶĂƚLJƌŽƌ͘1102550100Banorë/km2MESHKUJ FEMRA145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151