Page 148 - Demo
P. 148
Kontinenti i AmerikësOqeani ArktikO q e a n i AtlantikGjiri i MeksikësOqeaniPaqësorGjiri i AlaskësDeti BeringDeti LabradorDeti GroenlandësGjiri i HudsonitS. Pierre e Miquelon(Francë)Bermuda(Britani e Madhe)Bahamas MEKSIKËAfro-amerikanëEskimezëAmerikanëAmerikanët e hershëm Kanadezë-francezëKinezëKubanëDomenikanëHolandezëIndianët e lindjesAnglezëFilipinasFinlandezëFrancezëGjermanëHavajanëSpanjollëIrlandezëItalianëJaponezëMeksikanëNorvegjezëPolakëPortugezëPortorikanëSkocezëUkrainasLEGJENDËPorto Riko Groenlanda (Danimarkë)Jan Mayen(Norvegji)RusiaPas rezistencës ndaj pushtuesve evropianë, indianët u zhvendosën në pjesën e brendshme të Amerikës, në viset e larta malore të Maleve Shkëmbore, ndërsa eskimezët në viset e ftohta polare dhe numri i tyre është shumë i vogël. Popullsia e bardhë, si anglezët dhe francezët, janë ardhacakët nga Evropa. Rreth 30% e popullsisë sot në Kanada flet gjuhën frënge, ndërsa gjuha angleze flitet gjerësisht në Amerikën e Veriut. Në këtë kontinent jetojnë edhe pasardhësit e gjermanëve, skandinavëve, italianëve, sllavëve, hebrenjve etj. Popullsia zezake është pasardhëse e skllevërve që u sollën nga Afrika për të punuar në plantacione dhe ferma. Ata janë të shpërndarë në gjithë Amerikën e Veriut, por më shumë gjenden në jug të SHBA-së. Sot, kushtet e tyre janë përmirësuar dukshëm. Ata punojnë në arsim, shëndetësi, administratë dhe janë të inkuadruar në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Më vonë depërtuan edhe aziatikët, që u përqendruan kryesisht në brigjet e Oqeanit Paqësor. Në Amerikë ka edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, që kanë emigruar nga vise të ndryshme të Ballkanit.Pasuritë natyrore dhe zhvillimi ekonomikAmerika e Veriut është e pasur me burime të shumta natyrore. Pasuritë kryesore minerare janë: nafta, gazi natyror, qymyri, ari, hekuri, plumbi, zinku, nikeli, uraniumi etj. Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore kanë mundësuar që ky rajon të jetë i pasur edhe me burime ujore, toka të shumta pjellore, pyje, kullosa etj. Në Kanada, rezervat më të mëdha të naftës janë të përqendruara kryesisht në rajonin e Albertës, ndërsa në SHBA, në rajonin qendror (Luiziana, Gjiri i Meksikës, Kanzasi) dhe të Kalifornisë. Si shtete më të pasura me naftë dallohen Teksasi, Alaska dhe Kalifornia.Pasuritë natyrore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Amerikës së Veriut. SHBAja dhe Kanadaja, që janë pjesët kryesore të këtij rajoni, dallohen për nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik. Sipërfaqet e mëdha me toka pjellore, modernizimi i bujqësisë, profesionalizmi etj., kanë mundësuar zhvillimin e një bujqësie intensive me produktivitet të lartë. Prodhimtaria dallon sipas zonave, e varur nga kushtet natyrore. Agrumet prodhohen kryesisht në rajonet subtropikale (Kaliforni e Florida). Në pjesën jugore prodhohet pambuku, duhani dhe soja. Në rrafshnaltat mes maleve Apalashe dhe Maleve Shkëmbore, ku dominon klima 3 Amerikano-indianët 4 Eskimezët5 Etnitë kryesore të Amerikës së Veriut 146

