Page 149 - Demo
P. 149
Kontinenti i Amerikëse mesme, mbillet misri dhe gruri, që plotësojnë nevojat e popullsisë dhe fuqizojnë eksportin. Blegtoria është intensive dhe e organizuar në ferma të mëdha, e specializuar dhe me produktivitet të lartë. Rriten kryesisht gjedhët, derrat dhe shpezët.Degët më të zhvilluara të industrisë janë: rafineritë e naftës, prodhimi i makinerive bujqësore, makinerive elektrike, termocentralet, industria tekstile, e lëkurës, e përpunimit të metaleve, ushqimit dhe pijeve, duhanit, industria e mobileve, ajo kimike, e avionëve etj. Në këto rajone janë zhvilluar edhe qendrat më të njohura industriale, si: Nju Jorku, Filadelfia, Çikago, Miçigani, Uashingtoni, Los-Anxhelosi, SanFrancisko, Toronto, Otava, Ontario, Alberta etj.Në Amerikën e Veriut janë të zhvilluara të gjitha llojet e transportit. Transporti hekurudhor është mjaft i zhvilluar (me mbi 300 mijë km), sidomos përgjatë bregdetit Atlantik dhe rajonit të Liqeneve të Mëdha në SHBA. Shumë i zhvilluar është edhe komunikacioni rrugor (me mbi 6 milionë km rrugë). Komunikacioni ujor është shumë i rëndësishëm; rrjeti ujor i brendshëm është më i zhvilluar në pjesën lindore të kontinentit. Trafiku detar në dete dhe oqeane bëhet përmes porteve të njohura detare, si: Hjustoni, Nju-Jorku, NjuOrleansi etj., (në Oqeanin Atlantik) dhe Valdez, Vankuver, Long Biç etj. (në Oqeanin Paqësor). Ka transportin ajror më të zhvilluar në botë, me një rrjet shumë të dendur korridoresh ajrore të brendshme, ndërkombëtare dhe ndërkontinentale. Ndër aeroportet me numrin më të madh të pasagjereve, janë ato të Nju-Jorkut, Çikagos, Atlantës, Dallasit, Los-Anxhelosit, Majamit etj.Degët e ekonomisë dhe pasuritë minerare të Kanadasë dhe të ShBA-së0 500 milje18001700 P1600 P1500 P1400 P1300 P800 V700 V100 P200 P600 V 300 P500 V400 V300 V600 P900 P800 P700 P1000 P1100 P1200 P400 P500 P0 500 kilometraVP LJZhvillim i blegtorisë (kryesisht bagëti nomade)Gjueti e kafshëve të egraSipërfaqe pyjoreMbarështim bagëtieFerma të mëdha bujqësore (tregtare)Ferma bujqësore familjareFabrika prodhimi dhe aktivitet tregtarPeshkimZonë me aktivitet të pakët ose pa aktivitet ekonomikQymyrguriNaftë VolframNikelPlumbUraniumFosfatArgjendFloriBoksiteBakërHekurHidroenergjia (HEC)Rrethi ArktikLEGJENDË6 Pasuritë natyrore të Amerikës së Veriut7 Transporti në Amerikën e Veriut147

