Page 15 - Demo
P. 15


                                    Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyraRrafshnaltat në Azi shtrihen kryesisht mes vargjeve malore. Për shkak se janë të rrethuara nga masive të larta malore, ato në shumicën e rasteve janë të izoluara nga bota. Mes maleve Taurus dhe Pontike shtrihet rrafshnalta e njohur Anadolia(Turqi); mes maleve Elburz dhe Zagros shtrihet rrafshnalta e Iranit, mes maleve Gatet Lindore dhe Perëndimore shtrihet rrafshnalta e Dekanit (Indi); dhe mes maleve Kunlun dhe Himalajeve shtrihet rrafshnalta më e lartë në botë, ajo e Tibetit (Kinë).Lartësia e rrafshnaltës së Tibetit është rreth 4500 m mbi nivelin e detit dhe quhet ndryshe “kulmi i botës”. Është rajon shumë i izoluar, si pasojë e kurorave malore përreth. Në këtë rrafshnaltë jeton një grup i veçantë etnik, tibetianët.Një tipar i veçantë i relievit në Azi është se territore të mëdha janë shkretëtira me reliev tipik eolik. Ato karakterizohen nga reshjet e ulëta, vegjetacioni i pakët dhe janë të pabanuara. Të tilla janë shkretëtirat Nefud dhe Rub-el-Hali në Gadishullin Arabik, mandej Shkretëtira e Madhe e Kripur në Iran, shkretëtira Tar në Indi, shkretëtira Karakum dhe Kizilkum në Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan, shkretëtira Taklamakan në Kinën perëndimore, shkretëtira Gob në pjesët veriore të Kinës dhe Mongolisë etj.Shkretëtirat në Azi janë nën ndikimin e klimës së thatë dhe janë vende të vështira për të jetuar, për shkak të kushteve të ashpra të klimës, mungesës së ujit dhe temperaturave të larta. Megjithatë, ato janë shtëpia e disa komuniteteve dhe kulturave të rëndësishme dhe kanë një biodiversitet të pasur të specieve të adaptuara për kushtet ekstreme të jetesës.Ultësirat në kontinentin e Azisë kanë shtrije më të kufizuar dhe me pozitë periferike. Ultësirat më të mëdha janë: Mesopotamia (Azia Jugperëndimore), Hindustani (Azia Jugore), ajo e Kinës Lindore dhe Mançuria (Azia Lindore). Karakterizohen nga toka pjellore, dendësia e madhe e popullsisë dhe nëpër to kalojnë lumenjtë më të mëdhenj të Azisë. Këto hapësira janë vatra e civilizimeve të lashta të njerëzimit. Disa pjesë të kontinentit të Azisë preken nga aktivitetet sizmike, si tërmetet dhe vullkanet. Rajonet që preken më së shumti nga këto aktivitete janë: Azia Lindore dhe Juglindore (Unaza e Zjarrtë e Paqësorit) dhe Azia Jugperëndimore (zona sizmike mesdhetare).DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶŶģǀŝũŝŵĚŚĞ͕ŶŐĂĂƚŽƋģƵĐĞŬģŶŵģůĂƌƚ͕ŐũĞŶŝƐģďĂƐŚŬƵŵģŵģƐŝŵĚŚģŶģƐŝŶĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚŶģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŽƐĞŶģĂƚůĂƐ͘1 ffiǀŝĚĞŶƚŽŶŝƉŝŬĂƚŵģƚģůĂƌƚĂĚŚĞŵģƚģƵůģƚĂƚģŬŽŶƟŶĞŶƟƚƚģnjŝƐģ͘2 EƵŵģƌŽŶŝĚŝƐĂŶŐĂĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚŶģnjŝ͘3 ŝůĂƚƉũĞƐģƚģnjŝƐģƉƌĞŬĞŶŶŐĂĂŬƟǀŝƚĞƚĞƚƐŝnjŵŝŬĞ͍,ƵůƵŵƚŽŶŝŶģŝŶƚĞƌŶĞƚ͘2 Pamje e rrafshnaltës së Tibetit13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19