Page 151 - Demo
P. 151


                                    3.6 SHBA, VEÇORITË NATYRORENxënësi/ja:• përcakton pozitën gjeografike, kufijtë dhe madhësinë e SHBA-së;• analizon veçoritë natyrore të SHBA-së. Alaska dhe Havai Gjiri i Meksikës Malet Shkëmbore ultësira e Misisipit NiagaraFjalë kyçeShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbulojnë pjesën e mesme të Amerikës së Veriut. Pas Kanadasë, ato zënë territorin më të madh në hemisferën perëndimore. Shtrihen ndërmjet Kanadasë në veri dhe Meksikës në jug, Oqeanit Atlantik në lindje dhe Oqeanit Paqësor në perëndim. Pjesë e SHBA-së janë edhe Alaska dhe Ishujt Havai. E gjithë sipërfaqja arrin rreth 9,8 milionë km2 ose 22% të territorit të Amerikës. Nëpërmjet dy oqeaneve, SHBA-ja lidhet me kontinentet e tjera të botës, gjë që i jep asaj pozitë të volitshme gjeografike.RelieviTerritori i SHBA-së përfshin këto njësi kryesore të relievit: Malet Shkëmbore, Apalashet, Ultësira e Madhe Qendrore dhe ultësira e brigjeve të Atlantikut. Malet Shkëmbore shtrihen në pjesët perëndimore, janë të reja dhe me lartësi mbi 4000 m. Dallohen për bukurinë natyrore dhe parqet e njohura, si parku i Jelloustonit. Apalashet shtrihen në pjesën lindore, janë të vjetra, më të ulëta (me lartësi mbi 1000 m, pika më lartë e të cilave është mali Miçëll, 2045 m), të pasura me minerale, pyje, kullosa e ujëra. Ultësira e Madhe Qendrore shtrihet mes Maleve Shkëmbore në perëndim dhe maleve Apalashe në lindje. Në veri shtrihen nga liqenet e mëdha dhe kufiri me Kanadanë deri në Gjirin e Meksikës në jug. Përbëhet nga ultësira e Misisipit dhe pllaja e prerive. Kjo ultësirë është me tokë pjellore dhe konsiderohet si hambari më i madh i drithërave në SHBA, e ndër më të mëdhatë në botë. Ultësira e brigjeve të Atlantikut është njësi mjaft karakteristike për SHBA-në. Ajo dallohet për bregdetin e ulët, përqendrimin e madh të popullsisë dhe për një numër qytetesh të mëdha (megapolise).• Lloji i qeverisjes: Republikë kushtetuese federale • Kryeqyteti: Uashington DC• Monedha: Dollari amerikan (USD)• Popullsia (2023): 331 milionë• Dendësia: 87 banorë/km²• Sipërfaqja e përgjithshme: 9,15 milionë km2• Pika më e ulët: Lugina e Vdekjes -86 m• Pika më e lartë: Mali Denali (Mekkinli) 6198 mKANADASHBAMEKSIKASiatëllPortlandBoiseSan-FranciskoLas-VegasLos-AnxhelosSan-DiegoFeniksDenverMineapolisMisuriMisisipiSanta-Fe DallasMemfisKanzasÇikagoDetroit KlivlandBostonNju-JorkFiladelfiaUASHINGTONEl-PasoOstinHjuston Nju-Orlins TampaMajamiOrlandoAtlantaKolumbiaNeshvillSalt-Lejk KUBAOQEANIATLANTIKGjiri i MeksikësOQEANIPAQËSOR1 Pllaja e prerive149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155