Page 152 - Demo
P. 152


                                    Kontinenti i AmerikësKlimaPër shkak të madhësisë së territorit, në SHBA hasen më shumë tipa klimatikë. Pjesa më e madhe e territorit gjendet nën ndikimin e klimës mesatare, kjo pasi hapësira më e madhe e kontinentit të SHBA-së ndodhet në gjerësi të mesme gjeografike. Mbizotërojnë klima kontinentale dhe ajo e mesme kontinentale. Në Gjirin e Meksikës zotëron klima subtropikale. Në bregdetin e Oqeanit Atlantik dhe të Paqësorit është e pranishme klima oqeanike, ndërsa në male, klima malore. Në Alaskë, klima është subpolare dhe polare; në Havai është tropikale nën ndikimin e masave ajrore të Oqeanit Paqësor.HidrografiaHidrografia e SHBA-së përbëhet nga pjesët detare të të dy oqeaneve, lumenjtë dhe një numër i madh liqenesh. Lumenjtë më të rëndësishëm janë Misisipi, Misuri, Ohajo, pastaj Kolumbia, Kolorado, si dhe Jukoni në Alaskë. Në kufi të Kanadasë gjenden Liqenet e Mëdha, nga të cilat vetëm liqeni Miçigan i takon SHBA-së. Nga liqeni Ejri rrjedh lumi Niagara, në të cilin gjendet Ujëvara e Niagarës, e cila është 50 m e lartë dhe 1500 m e gjerë.A e dini se...Në SHBA është i njohur parku nacional Jellouston, në rajonin malor të Maleve Shkëmbore. Me sipërfaqe 9000 km2, ai përbën një kopsht zoologjik dhe botanik natyror. Në park gjendet liqeni Jellouston dhe lumi Jellouston me ujëvarat e tij. Parku ka shumë gejzerë.A e dini se...Misisipi është lumi më i madh dhe më i rëndësishëm në SHBA. Ka 3950 km gjatësi dhe, bashkë me Misurin, arrin afro 6420 km. Shtrati ka një sipërfaqe prej 3,2 milionë km2. Buron nga Malet Shkëmbore në pjesën veriperëndimore të SHBA-së. Misisipi ka një numër të madh lumenjsh të vegjël, të cilët derdhen në të. Ndër më të rëndësishmit janë Misuri dhe Ohajo. Misisipi është i lundrueshëm rreth 3000 km, ndërsa në gjithë rrjedhën e vet ka afro 25 mijë km rrugë të lundrueshme.2 Ujëvara e Niagarës150
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156