Page 153 - Demo
P. 153
Kontinenti i AmerikësLiqenet e Mëdha janë një grup liqenesh në Amerikën e Veriut, në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë. Ato janë: Superiori, Miçigani, Hjuroni, Ejri dhe Ontario. Arrijnë një sipërfaqe afro 250 mijë km2. Ato janë të lidhura mes tyre me ujëvara, ndër të cilat më e njohura është Niagara, ndërmjet liqeneve Ejri dhe Ontario.Bota bimore dhe shtazore në SHBA është e llojllojshme. Në shumëllojshmërinë e saj ndikojnë kushtet klimatike, format e relievit, lumenjtë etj. Bota bimore dhe shtazore e këtij vendi ka ngjashmëri të madhe me atë të Evropës dhe Azisë. Dallohen zonat bimore dhe shtazore të tundrës dhe tajgës (Alaskë), pyjet e përziera, preritë, jeta subtropikale etj. Prej botës shtazore, më të përhapura janë: dhelpra e bardhë, lepuri, ariu i bardhë, dreri i veriut (zona e tundrës); ariu i murrmë, ujku, dhelpra, dreri etj., (pyjet e përziera); bizonët (preritë).Detyrë/ĚĞŶƚŝĨŝŬŽŶŝlumenjtë dhe ůŝƋĞŶĞƚĞ^,ͲƐģnë hartën e murit ose në atlas.Pyetje dhe detyra1 ƵŬĞƵďĂnjƵĂƌŶģĂƚůĂƐĞƚƚƵĂũĂ͕ďģŶŝƉģƌŬƵĮnjŝŵŝŶĞ^,ͲƐģ͘2 ,ƵůƵŵƚŽŶŝŶģŝŶƚĞƌŶĞƚĚŚĞƐŚģŶŽŶŝĚŝƐĂŬĂƌĂŬƚĞƌŝƐƟŬĂƉģƌƵũģǀĂƌģŶĞEŝĂŐĂƌģƐ͘3 ŝůĂŶŐĂŬģƚŽŬĂĨƐŚģŶģ^,ģƐŚƚģƐƉĞĐŝĞŶģnjŚĚƵŬũĞĚŚĞģƐŚƚģĞŵďƌŽũƚƵƌŵĞůŝŐũ͍ a) ariu grizli b) dreri i veriut c) dhelpra e bardhë d) bizonëtA e dini se...Preria është një rrafshinë e gjerë në Amerikën e Veriut, e mbuluar kryesisht me bar të shkurtër. Shtrihet ndërmjet rrëzës së Maleve Shkëmbore dhe lumit Misisipi.3 Liqeni i Sipërm (Sipërori)151

